E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investime në kanale vaditëse – Sipas administratorit të Njësisë Gur i Zi, brenda vjeshtës nis puna

Në njësinë administrate Gur i Zi pritet të nisin shumë shpejt disa investime të rëndësishme në ndërtimin e kanaleve vaditëse, si një domosdoshmëri për fermerët për të garantuar, rritjen e cilësisë të prodhimeve bujqësore. Ky investim me fondet e Bashkisë Shkodër pritet të nisë brenda vjeshtës së këtij viti.

Ndërkohë përveç këtij investimi është parashikuar edhe rikonstruksioni i disa prej rrugëve në fshtrat e kësaj njësie.

Guri i Zi është ndër njësitë më popullsinë më të madhe në bashkinë e Shkodrës, ndaj rritja e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimi i kushteve me parametra optimale është domosdoshmëri për këtë njësi.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›