E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi u takua me senatorin Dik Marty

Prishtinë, 19 janar NOA - Në takimin e
zhvilluar në mes të ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe Senatorit Dik
Marty, raportues i Këshillit të Evropës për persona të zhdukur, u bisedua për
ndihmën që Këshilli i Evropës mund të jap për zbardhjen e fatit të personave të
zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media të Ministrisë së
Drejtësisë, thuhet se senatori Marty gjatë këtij takimi tha: Misioni ynë nuk
është hetues, kemi ardhur në Kosovë për të shikuar mundësitë, për të ndihmuar
që familjarët e personave të zhdukur të informohen për fatin e njerëzve të
tyre. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në luftën e fundit, ashtu siç e
dimë edhe për humbjen e burrit dhe djemve tuaj në këtë luftë, por një nga
qëllimet kryesore të Këshillit të Evropës është garantimi i bashkëjetesës në
paqe në mes të popujve, pa dallim kombi, feje dhe race.

Në anën tjetër, Ministrja Kelmendi e informoi
senatorin Marty për angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për zbardhjen e fatit
të personave të zhdukur pa dallim të përkatësisë etnike. Ajo më tutje tha se
jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit dhe me
institucionet ndërkombëtare që janë të interesuara të ndihmojnë që sa me parë
të zbardhet fati i tyre. 

Ministrja Kelmendi kërkoi që Serbia të jetë me
bashkëpunuese lidhur me zbardhjen e fatit të të gjithë personave të
zhdukur  në luftën e fundit në Kosovë, që sipas evidencë sonë janë 1882
persona. Ministrja po ashtu e informoi bashkëbiseduesin se së shpejti në
Prishtinë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare për të zhdukurit, me qëllim të
dhënies së kontributit nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë në zbardhjen e fatit
të personave të zhdukur, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

Hajdin Islami/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›