E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal me patentat, 4 zyrtarë në pranga

Mitrovicë, 19 Janar, NOA - Hetuesit rajonalë
të sektorit të auto-krimeve në rajonin e Mitrovicës, vënë në pranga katër
persona zyrtarë për një sërë veprash penale; keqpërdorim i detyrës zyrtare, pranimi
i mitos, falsifikim i dokumenteve dhe ushtrim të ndikimit.Burimet zyrtare policore i thanë sot agjencisë NOA se kanë ndjekur në mënyrë
intensive hetimet e tyre pesë mujore në kërkim të provave dhe elementeve tjera
të nevojshme për inicim të procedurës penale ndaj të dyshuarve për përfshirje
në vepra penale të ushtrimit jo ligjor të procedurave në auto-shkollat private.

Operacioni i lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarve ka filluar gjatë ditës së
djeshme në orët e pasdites.

Rreth orës 17:00, hetuesit fillimisht kanë arrestuar
të dyshuarin N. Muja 46 vjeç, pronar i dhe drejtor i autoshkollës Nori në
Mitrovicë, mbi baza të dyshimit të përfshirjes së tij në vepër penale pranim i
mitës dhe Ushtrim i ndikimit ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe 36-vjeçari
S. Hyseni instruktor i vozitjes në auto-shkollën Nori.

Hyseni, është arrestuar mbi baza të dyshimit
të përfshirjes së tij në vepër penale ndërmjetësim dhe premtim i rrejshëm si
dhe vepër penale mashtrim.Hetuesit kanë vazhduar operacionin e identifikimit dhe arrestimit në Skenderaj
me çrast është arrestuar Dr. B. Gashi 37 vjeçar, për shpërdorim të detyrës
zyrtare. Besohet se i njëjti ka bërë lëshimin e certifikatave mjekësore për
patentë shofer pa prezencën dhe kontrollin fizik të kandidatëve gjatë kontrollit
mjekësor.Personi i katërt i cili është arrestuar nga hetuesit policor është 48-vjeçari B.
Shabani nga fshati Svaraqak komuna e Vushtrrisë, zyrtar në Ministrinë e
Telekomunikacionit në Prishtinë.

Shabani është arrestuar pasi besohet se ai
përveç të shpërdorimit të detyrës zyrtare si koordinator i të gjitha
auto-shkollave për patentë shoferi, ka kryer vepër penale të pranimit të
mitos dhe ushtrimit të ndikimit.Në vazhdimësi të procedurave hetimore të këtij rasti, policia e Kosovës ka
intervistuar edhe pesë persona të tjerë në cilësi të dëshmitarëve të mundshëm
ndërsa prokurori publik i prokurorisë komunale në Mitrovicë është informuar
lidhur me veprimet e ndërmarra policore dhe e njëjta ka autorizuar caktimin e
ndalimit policor deri në 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.Hetuesit e sektorit të auto-krimeve në drejtorinë rajonale në Mitrovicë janë
duke vazhduar me hetimet e mëtejme për identifikimin e personave të tjerë të
mundshëm si të dyshuar në përfshirjen e tyre në këto raste.Sektori i njësisë së Ministrisë së Telekomunikacionit në Mitrovicë, ka dhënë
një kontribut të duhur në ndihmën e zhvillimit të procedurave hetimore në
bashkëpunim me hetuesit policorë.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›