E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakt mes Policisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 19 Janar NOA - Nënshkruhet
Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Policisë se Kosovës dhe Shërbimit
Korrektues të Kosovës. Marrëveshja është nënshkruar sot në Prishtinë nga
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës z. Sheremet Ahmeti dhe Komisari i
Shërbimit Korrektues z. Resmi Hoxha, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Marrëveshja, ka për qëllim bashkëpunimin e
ngushtë në fushën e sigurisë ne raste emergjente, në përputhshmëri te plotë me
kompetencat ligjore.

Gjithashtu marrëveshja parasheh mbështetjen
profesionale në trajnime, shkëmbimin e informatave me qellim te parandalimit te
krimit si dhe shfrytëzimin e përbashkët të poligonit të ushtrimeve ne mes te dy
institucioneve.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›