Financimi rus, ambasadorja Kim në KQZ, takon Celibashin! Të pranishëm edhe Kryemadhi, Gjiknuri dhe Tabaku

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim po zhvillon në KQZ një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, takim që vjen një ditë pasi SHBA publikoi raportin ku pretendohej se Partia Demokratike kishte marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në zgjedhjet e vitit 2017.
Bëhet me dije se në takim ndodhen edhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.
Sipas një zyrtar të lartë të administratës së Joe Biden, Rusia ka shpenzuar më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende dhe ka financuar me 500,000 dollarë Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017. Lulzim Basha, kreu i PD-së në atë kohë, reagoi duke hedhur poshtë pretendimet dhe duke theksuar se PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj.
/rtsh.al/