Açka thirrje kreut të SPAK: Mos u merrni vetëm me cironka, kapni peshqit e mëdhenj

Deputetja demokrate Flutura Açka nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje SPAK që të japë rezultate konkrete lidhur me çështjet e mëdha që kanë në hetim.
Lidhur me denoncimet e herëpashershme të opozitës për çështjet e inceneratorëve, Açka iu drejtua kreut të SPAK Arben Kraja që të mos merret vetëm me cironka.
“Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realiteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Një çështje tjetër që më bën përshtypje është sjellja institucionale. Mua më duket sikur jemi në një klub fshati. Kur bëtë prezantimin e portit të Durrësit ministrja iu drejtua kolegeve me emër, që institucionalisht në qëndron. A thua po i hidhte ndonjë copë duke thënë ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s. Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë”, u shpreh Açka.
/rtsh.al/