E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja e Jashtme e Italisë, Emma Bonino sot në Kosovë

PRISHTINË-Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Italisë, Emma Bonino, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili do e presë në takim në mesditë.

MPJ kosovare bën të ditur se, gjatë qëndrimit në Prishtinë ministrja Bonino do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›