E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplaset me lokalin, 1 i ri vdes, 3 plagosen

DURRËS-Një aksident automobilistik me pasojë 1 i vdekur dhe 3 të plagosur u shkaktua paradite rreth orës 10:30 minuta në Manëz.

Policia bëri të ditur se një automjet me 4 persona në të është aksidentuar rëndë tek ura e Shkafanës në Manëz, segmenti rrugor Maminas - Gjiri i Lalëzit, ku si pasojë ka humbur jetën Orjan Avdia rreth 20 vjeç dhe janë plagosur Enea Kllogjeri 18 vjeç, Rejan Dervishaj 19 vjeç dhe Kristjan Karapanxha 20 vjeç.
Tre te rinjte e plagosur janë dërguar rëndë në spitalin e Durrësit.

Mësohet paraprakisht se mjeti Volzvagen me targa Tr 5959 L ka dalë nga rruga dhe është përplasur me lokalin në krah të rrugës.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Aksidentohen katër automjete në aksin Cërrik-Elbasan, dy të lënduar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›