E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minoritet Regjistrimi jo si listat e zgjedhesve

Dule Te mos rezultoje ky regjistrim i popullsise dhe i banesave si zgjedhjet ne vendin tone qe gjithmone jane te kontestuara


TIRAN - Ne diten nderkombetare te drejtave te njeriut minoritet ne Shqiperi kritikojne procesin e regjistrimit te pergjithshem te popullsise qe pritet te zhvillohet ne muajt e pare te vitit te ardhshem. Me rastin e kesaj dite ne nje mbledhje te organizuar nga PBDNJ duke iu referuar respektimit te te drejtave te minoriteteve keto komunitete kane shprehur shqetesimet e tyre lidhur me regjistrimin dhe kane kerkuar perfaqesimin e tyre ne te gjithe procesin.


Ne fjalen e mbajtur ne kete takim kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule tha dje se mentaliteti i shoqerise sone por jo vetem i saj ky mentalitet i infiltruar edhe ne strukturat drejtuese te shtetit te qeverise por edhe ne segmente te shoqerise civile karakterizohet nga paragjykime nga steriotipet nga dallimet. Sipas tij te flasesh per te drejtat e pjesetareve te minoriteteve te vendin tone konsiderohet si nje luks.


Duhet konstatimi i ekzistences i dimensionit dhe perqendrimit gjeografik te minoriteteve. Shpeshhere filozofia e shtetit tone pavaresisht se i eshte larguar formalisht konceptit te zonave minoriteteve arbitrarisht te percaktuara ne kohen e regjimit komunist nuk ka perqafuar filozofine e sotme europiane. Keshtu eshte celesi - deklaroi Dule.


Ndaj nenvizoi ai minoritet jane kembengules se duam nje regjistrim te popullsise qe te zgjidhe problemin kryesor te hedhe themelin mbi te cilen do te ngrihet nje filozofi dhe do te zbatohet nje politike e re per respektimin e te drejtave te pjesetareve te minoritetit.


Lideri i PBDNJ-se thekson se nje proces i tille qe te jete funksional qe te zgjidhe probleme dhe jo te krijoje probleme te tjera duhet te jete nje proces transparent duhet te jete nje proces i mirorganizuar duhet te jete nje proces i cili do te perfshije pjesetaret e minoriteteve permes perfaqesuesve te tyre ne kete proces qe ne hapin e pare dhe deri ne kurorezimin e tij.


Vetem keshtu tha Dule do te jete nje proces i pakontestueshem. Vetem keshtu sipas tij do te jete nje proces i cili do te hedhe ate themel te nevojshem per nje filozofi dhe nje politike te re ne trajtimin e te drejtave te minoritetit.


Per te ajo qe po ndodh eshte nje mjegullnaje me perjashtim te faktit se ne regjistrimin e popullsise dhe te banesave ne vitin 2011 do te kemi dhe elementet e perkatesise etnike te gjuhes anetare dhe te religjionit ne pyetesor asnje hap tjeter nuk eshte hedhur.


Jemi te vonuar. Duhet te nise dialogu. Duhet te sqarohen modalitetet. Duhet te deklarohet formulari perfundimtar i regjistrimit te popullsise. Duhet qe te perfshihen pjesetare te komuniteteve ne grupet e punes qe do te marrin persiper procesin e regjistrimit te popullsise - apeloi Vangjel Dule.


Gjithashtu ai kerkoi qe te jene te pranishem ne nivelet me te larta te mundshme te strukturave qe merren me regjistrimin qe te mos rezultoje ky regjistrim i popullsise dhe i banesave si zgjedhjet ne vendin tone qe gjithmone jane te kontestuara per shkak te demokracise dhe te barazise ne to.

Grupet e minoriteteve per ceshtjen e regjistrimit


Kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule Duhet konstatimi i ekzistences i dimensionit dhe perqendrimit gjeografik te minoriteteve. Shpeshhere filozofia e shtetit tone pavaresisht se i eshte larguar formalisht konceptit te zonave minoriteteve arbitrarisht te percaktuara ne kohen e regjimit komunist nuk ka perqafuar filozofine e sotme europiane. Keshtu eshte celesi.


Ndaj ne jemi kembengules se duam nje regjistrim te popullsise i cili te zgjidhe problemin kryesor te hedhe themelin mbi te cilen do te ngrihet nje filozofi dhe do te zbatohet nje politike e re per respektimin e te drejtave te pjesetareve te minoritetit.

Kryetari i OMONIA-s Vasil Bollano Konventa Kuader per Mbrojtjen e Minoriteteve i jep te drejten minoriteteve kudo qe ato ekzistojne minoritet etnike fetare gjuhesore personave qe u takojne ketyre komuniteteve nuk duhet tu mohohet e drejta qe ne bashke me anetaret e tjere te grupit te gezojne kulturen dhe te praktikojne fene ose te shfrytezojne gjuhen e tyre. Per te gjitha keto masa qe duhen marre per regjistrimin e popullsise duhet qe te nise nje dialog midis paleve te interesit dhe qeverise qe ky proces te perfundoje me proces.


Kryetari i Unionit Vllah Thanas Poci Ne konsiderojme si te drejte thelbesore per vete ekzistencen tone percaktimin e dimensioneve numerike te te gjithe pakicave ne vend. Por me keqardhje kohet e fundit verej nje qendrim krejtesisht negativ deri paranojak nga segmente te caktuara te opinionit publik ne vend per regjistrimin e popullsise mbi bazen e vetedeklarimit edhe te perkatesise etnike linguistike dhe fetare te cdo qytetari shqiptar.


Kryetari i OMONIA-s dega Korce Ligoraq Karamelo Regjistrimi i popullsise eshte nje sfide e rendesishme vendimtare dhe ndoshta historike pasi ne varesi te saj do te varet historia e metejshme zhvillimi i nje shoqerie demokratike i te gjitha lirive dhe te drejtave qe ne gezojme dhe duhet te gezojme konform rregullave dhe standardeve nderkombetare.


Perfaqesues i minoritetit rom Pellumb Furtuna Une mendoj qe si minoritet se bashku me minoritet e tjera duhet te dime se sa jemi duhet te dime se ku ndodhemi per te pare realisht jo te ndodhe si gjithmone ne fushata dhe zgjedhjet qe jane bere. Pra ne duhet te jemi pjese ne romet me minoritetet e tjera te jemi pjese e fushates se regjistrimit qe nga formulimi i pyetesoreve deri ne terren duke filluar tek monitorimi trajnimi i elementeve qe te jene te afte per ta perballuar kete proces.


Perfaqesues i komunitetit egjiptian Arjan Lile Ky proces duhet bere kujdes pasi te gjitha minoritet do te rrezikojne ne kete regjistrim nese nuk do te kete perfaqesues nga te gjitha komunitetet. Jemi mjaft te rrezikuar shume te perjashtuar teper te diskriminuar se bashku duhet te veme pikat mbi i dhe duhet te dalim me nje rezolute perpara OSBE-ODHIR-it ne menyre qe ky komunitet te marre ate qe i takon. Ne kerkojme qe te njihemi nga shteti shqiptar si komunitet etnokulturor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›