Pastrimi i parave te Prudentinos shkon ne Itali

Prokuroria e Tiranes po pergatit dhe pritet te transferoje ne Itali procedimin ndaj mafiozit te arrestuar ne Vlore
Hetimi ndaj djalit te tij kuneterve te ministres Bregu si dhe ndaj aksionereve te tjere do vazhdoje ne Tirane
TIRAN- Dy dite pas vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare ne Vlore qe vendosi ekstradimin e Albino Prudentinos drejt Italise per tu perballur me akuzat qe rendojne ndaj tij Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit perpilon vendimin e transferimit te dosjes se pastrimit te paravendaj tij drejt italise.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme qe shtuan se transferimi bazohet ne Konventen Nderkombetare te Transferimit te Procedimeve Penale. Kjo konvente eshte nenshkruar ne vitin 1976 te cilen vite me pas shteti italian e ka miratuar ne Parlament dhe pas viteve 1990 edhe Shqiperia.
Presim qe vendimi ndaj Albino Prudentinos per lejimin e ekstradimit te marre formen e prere ne Gjykaten e Apelit dhe me pas Task-Forca do te pergatise vendimin e transferimit te dosjes hetimore per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale ne Shqiperi ndaj 59- vjecarit Prudentino-thane burimet e akuzes.
Me tej shtuan se hetimi per pastrim te parave ndaj djalit te Albino Prudentinos Anxhelos dhe ortakeve te tjere mes tyre edhe dy kuneterve te ministres se Integrimit Majlinda Bregu do te vijoje te kryhet prej Task- Forces. Hetimet per pastrim parash do vazhdojne nga Task-Forca per te dyshuarit Anxhelo Angelo Prudentino Ervis Gjecaj si dhe personave te trete Ventigjar Kaci Francesko Forneli Xhuzepe Palma dhe Gani Baku. Keto hetime nisen me 2 tetor 2010 dy dite pas arrestimit te Albino Prudentinos.
Per te prokuroria e Leces ka nje urdher arresti nderkombetar per akuzat e Pjesemarrjes ne organizate kriminale mafioze trafikimit te narkotikeve dhe grabitje ne rrethana renduese. Keto krime dyshohet se jane kryer ne Mesanje e Brindizi te Italise nga viti 2007 e ne vazhdim- thane burimet e Prokurorise se Pergjithshme.
Mesohet se njesia e Task-Force e prokurorise se Tiranes ka konstatuar elemente te vepres penale te pastrimit te parave pas shqyrtimit te kontrates se shitjes te aksioneve te kompanise se basteve nga djali i te arrestuarit Prudentino.
Babai im Albino Prudentino eshte arrestuar dhe une po heq dore nga aksionet e mia per te mos i krijuar probleme kompanise tuaj-thuhet ne kontraten e shitjes se aksioneve nga Prudentino dhe kunatit te ministres Bregu shtetasi Ervis Gjecaj e Gani Baku. Prokuroria ka konstatuar elemente dyshimi edhe ne shitjen e aktivitetit te biznesit nje dite pas arrestimit te Albino Prudentinos nga policia e Vlores.
Pritet qe ditet e ardhshme te pyeten Anxhelo Angelo Prudentino Ervis Gjecaj Ventigjar Kaci Francesko Forneli Xhuzepe Palma dhe Gani Baku. Pasurite e tyre po verifikohen nga prokuroria. Po ndaj ketyre personave Prokuroria per Krime te Renda do te vazhdoje hetimin pasuror sipas ligjit Antimafia.
Prudentino ekstradohet ne Itali
Gjykata e Vlores me kerkese edhe te vete Albino Prudentinos vendosi dy dite me pare lejimin e ekstradimit drejt Italise.
Arrestimi i 51- vjecarit Prudentino eshte kryer pasditen e dates 29 shtator 2010 ne banesen e tij te marre me qera ne Vlore mbi bazen e urdhrit te arrestit te leshuar nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces per nje sere akuzash ku nder te tjera edhe si pjesemarres ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita. Gjate seances gjyqesore te shqyrtimit te kerkeses per ekstradim avokati mbrojtes ka kerkuar nje proces te rregullt gjyqesor dhe te drejte pasi sipas tij qe ne fillim kemi qene pro ekstradimit.
Ne seancen e dy diteve me pare ka folur per here te pare edhe vete i arrestuari 51- vjecar Prudentino duke e cilesuar veten te pafajshem. Nuk jam mafioz nuk kam qene asnjehere i denuar per mafie dhe se dikush e ka thene kete eshte false-pat thene Prudentino duke premtuar se pas sqarimit te pozicionit dhe akuzave ne Itali do te rikthehej prape ne Shqiperi per te vazhduar bizneset e nisura.