E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Minoriteti grek do të votojë djathtas”

06-02-2013 / Gazeta 55

Ministri Spiro Ksera flet për përfaqësimin e minoritetit në zgjedhje

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera ka deklaruar se minoriteti grek në Shqipëri do të votojë djathtas në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Në një prononcim për mediat ministri Spiro Ksera komentoi dhe vizitën e Fules në Tiranë duke thënë se shpreson në një ndryshim të Edi Ramës për të votuar tre ligjet. “Kam qenë më i votuari në minoritet ku kandidoja dhe me zotin Tavo dhe me zotin Dule. Dihet që minoriteti përfaqësohet ekskluzivisht nga ai që merr më shumë vota. Minoriteti është më pranë PD-së dhe kjo do të vërtetohet dhe në vitin 2013. Nuk është deklaratë e fortë, është një deklaratë më se normale. Minoriteti etnik grek nuk është pjesë e krijimit të partive nacionaliste dhe influencës në mënyrë nacionaliste te sistemi dhe bashkëjetesa. Janë parti të tjera, partia e Kreshnik Spahiut, partia Agimi i Artë, këto janë parti nacionaliste që duan të krijojnë destabilitet dhe të përfitojnë nga këto situata”, deklaroi Ksera.
Në lidhje me vizitën e zotit Fule dhe 3 kushtet e vendosura nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat, Ksera deklaroi se, “dihet që mesazhi i zotit Fule ishte për opozitën. Shpresoj se vizita e djeshme të inkurajojë liderin e saj, Edi Rama, që shumë herë me egoizëm të tepruar vazhdon të mbajë peng aspiratat e qytetarëve dhe popullit shqiptarë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›