E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OECD, cështja e pronësisë, pengesë për investitorët e huaj

TIRANë- Ndërsa kryeministri Berisha deklaron se Shqipëria është një ndër vendet më atraktive për investimet e huaja, raporti i fundit i organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, indeksi i reformave të investimeve 2010, rendit shumë probleme me të cilat përballen investitorët në vendin tonë.

Ndër pengesat kryesore janë cështjet e pronësisë, lejet e ndërtimit, procedurat burokratike dhe shërbimi ndaj investitorëve të huaj.

Sipas të dhënave të ministrisë së Ekonomisë, gjatë vitit 2009 fluksi i investimeve të huaja në vendin tonë arriti në 700 milion euro. Pjesën dërmuese të tyre e përbëjnë privatizimet, pasur nga koncesionet në energjetikë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›