Protesta të reja kundër Japonisë në Kinë

Mijëra protestues janë mbledhur përpara ambasadës japoneze në Pekin, përballë policisë që kishte vendosur kordon në rrugë.
Më 18 shtator 1931, ushtarët japonezë hodhën në erë një segment hekurudhor në Mançuria, duke fajësuar disidentët për ngjarjen.
E njohur ndryshe si “incidenti i Mukdenit”, ngjarja më vonë u konsiderua si një pretekst për pushtimin e pjesës veri-lindore të Kinës.
Protestuesit jashtë ambasadës ditën e martë kanë brohoritur parulla dhe kanë hedhur shishe plastike ndaj ndërtesës.
Protesta vjen pas ditësh të tëra protestash që nisën javën e kaluar, që kanë goditur edhe bizneset japoneze në Kinë, si kompanitë ‘Panasonic’ dhe ‘Canon’, që kanë ndërprerë operacionet.
Teksa tendosjet janë rritur, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, mbërriti në Pekin për të diskutuar me homologun e tij dhe liderë të lartë kinezë.
Ai nuk e përmendi çështjen e ishujve, por bëri thirrje për kontakte më të ngushta në fushën e mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Panetta shkoi në Pekin, pikërisht pasi që paraprakisht vizitoi Japoninë.