E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miq dhe armiq

Në rrjedhën e aktiviteteve të javës së Frankofonisë, në Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, në Prishtinë, u mbajt një konferencë me temën mbi veprën dhe jetën e Albert Kamys. Mbi këtë temë folën studiues të jetës dhe veprës së tij.

Në konferencë ishin të pranishëm Jean- François Fitou ( Ambasador i zyrës frënge në Kosovë), Kadri Metaj, (drejtor i departamentit ne Uiverztetin Filologjikë ne Prishtine), Olivier Todd(shkrimtar dhe reporter francez), Arian Marashi (drejtor i qendrës së studimeve albanologjike në Tiranë) dhe Avdi Visoka(drejtor i departamentit francez në Universitetin e Prishtinës). Secili prej tyre nuk la pa shpalosur diçka të cilësuar me vlerë për jetën dhe veprën e Kamys, por dhe të “mikut” Sartër.

Në këtë konferencë mbajti një ligjëratë, me temën “Albert Kamy-Zhan Pol Sartri: Dy vëllezër armiq”, shkrimtari dhe reporteri francez Olivier Tod “Camus dhe Sarti nuk janë fillimisht filozofë, por nuk janë as politik. Ata para së gjithash janë shkrimtarë, zanatli të fjalëve. Pikat kulminante të njërit dhe tjetrit janë më shumë se vepra filozofike, edhe pse kjo nuk do të thotë se nuk ishin filozofë “, tha Todd.

Ai vazhdoi më tej duke potencuar raportet e tyre. “Ata kurrë nuk kanë qenë miç, raportet e tyre ishin asimetrike, edhe pse shkonin në ndeja së bashku, ishin xheloz ndaj njëri tjetrit”, ka rrëfyer Todd, duke mos u ndalur vetëm në këtë pike, por duke vazhduar të na rrëfejë për raportet e tyre.

Arian Marashi (drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë) mbajti ligjëratë mbi temën “Camus dhe paradoksi për njeriun e drejtë”.

Marashi citoi fjalët e Camus në konferencën që e ka mbajtur pas marrjes së Nobelit. “Gjithnjë kam qenë kundër terrorit, edhe atij që ngjante në vendlindjen time Algjerinë, i cili mund ta godasë edhe nënën time. Besoj edhe në drejtësi, por nëse më duhet të zgjedh mes nënës dhe drejtësisë, atëherë do të zgjidhja nënën”.

Po ashtu Marashi foli mbi jetën dhe veprën e Camus, duke e cilësuar atë si filozofin dhe shkrimtarin e papërsëritshëm.

Avdi Visoka (drejtor i Degës së Frëngjishtes në Universitetin e Prishtinës) foli mbi raportin e Universitetit tonë me jetën dhe veprën e Camus “Albert Camus sikurse Sartri kanë qenë në programin sekondar universitar në Kosovë. Camus studiohet në fakultetin e filozofisë si njëri ndër filozofët më të rëndësishëm të shekullit XX, edhe pse vepra e tij studiohet vetëm pjesërisht”, ka shtuar Visoka. Gjithashtu Visoka vazhdoi duke na folur mbi vështirësitë që ka pasur vepra e Camus, për të komunikuar me lexuesin shqiptar.

Albert Camus, një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë frënge, u lind më 7 nëntor 1913, I lindur në Algjeri nga baba franceze e nënë spanjolle. Te Camus u poqën në një harmoni fatlume, fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Për të gjitha këto, vepra e tij përbën një dukuri origjinale dhe me një vlerë të spikatur të letërsisë moderne.

Aktivitetet në kuadër të javëve të Frankofonisë do të zhvillohen deri më 5 prill, e pasuruar me debate, ligjërata, kurse të gjuhës dhe aktivitete të tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›