E Diel, 1 Nëntor 2026

Olta dhe Erioni flenë në një shtrat

Olta shkon te krevati i Erionit e ndërsa qëndrojnë afër, ajo e fton që të shkojnë te krevati i saj. Më pas, Erioni kërkon të ikë dhe i thotë se do t’i japë një të puthur e më pas të largohet, por ajo nuk pranon. Olta i thotë se nëse ai do që ta mërzisë, le të largohet, nëse nuk do, le të rrijë aty, pasi edhe ajo këtë do

Një lojë e organizuar prej Domit, Seldit, Oltës e Tatianës ka shkaktuar jo pak reagime te banorët. Ata u kanë fshehur rrobat atyre, si dhe në shishet e shampos kanë hedhur vinovil. Ndërkaq, disa prej tyre kanë nisur edhe të mendojnë për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave dhe lojërat që do të sajojnë me këtë rast

Jetmiri habit banorët

Jetmiri qëndron gjatë gjithë kohës në heshtje dhe teksa banorët debatojnë me Kikën, ai qëndron totalisht i mënjanuar. Në një moment ata e pyesin përse rri kaq i heshtur dhe Miri u thotë se po mendon për djalin. Banorët e pyesin për cilin djalë dhe Miri u përgjigjet “për djalin tim”. Ata ngelen të shtangur dhe Miri teksa i sheh në këtë gjendje, u thotë se reagimi i tyre vjen ngaqë ata nuk e njohin. Erioni dhe Jetmiri ulen në një kënd të oborrit dhe bisedojnë për sjelljen e banorëve në shtëpi. Jetmiri thotë se edhe ai si çdo njeri tjetër, ka ato momentet e tij të mërzisë. Aty vjen edhe Mandi, i cili fillon ta pyesë Jetmirin për deklaratën që bëri më parë. Ai e pyet nëse është e vërtetë dhe Jetmiri i thotë se nuk është e vërtetë, por ishte në një nga momentet e mërzitjes së tij për problemet e jetës jashtë shtëpisë. Jetmiri thotë se ai e tha kot, por realisht ka disa gjëra për të cilat nuk do që të flasë. Mandi i thotë që ai e di vetë se kur do të vendosë që të flasë për këtë çështje, por duhet të marrë parasysh që kjo mund të ndikojë në opinionin që ai ka krijuar te publiku. Jetmiri thotë se akoma nuk ka ardhur momenti që të flasë për këto gjëra, por ndoshta do ta bëjë kur të gjejë momentin e përshtatshëm. Më pas ata debatojnë për faktin që Jetmiri rri i veçuar nga banorët e tjerë. Mandi thotë se për të është mungesë edukate që ai të mos pranojë ftesat e banorëve të tjerë në biseda, apo në tavolinën e ngrënies. Jetmiri thotë se ai ka ato momentet e veta kur dëshiron të rrijë vetëm dhe të mendojë për problemet e lëna jashtë shtëpisë.

Loja sjell debate

Olta, Domenika, Seldi dhe Tatiana vendosin që t’u bëjnë lojë banorëve të tjerë, kështu ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe u ngatërrojnë rrobat, duke i marrë nga njëri krevat e duke i futur në krevatin e një personi tjetër. Përveç rrobave, Olta dhe Domenika marrin vinovil dhe mbushin me të shampot. Në dhomën e gjumit shkojnë edhe djemtë e tjerë, të cilët mërziten me lojën që u kanë bërë. Jetmiri nga mërzitja u thotë të gjithëve: “A ka mundësi të mos i fusni duart në krevatin tim”? Eduardi nga ana tjetër thotë se atij dikush i ka fshehur cigaret dhe kërkon autorin e kësaj loje. Kështu djemtë fillojnë të nxjerrin materialet që nuk janë të tyre dhe të kërkojnë objektet e tyre personale. Kështu banorët, duke bërë shaka, përpiqen që të zbulojnë autorët e lojës, pasi Seldi dhe Tatiana nuk e pranojnë autorësinë në lojë, por Seldi qesh dhe i thotë se këtë lojë e ka bërë Mandi. Mandi thotë se dyshon dhe për Tatianën dhe ajo e pranon. Më pas Jetmiri shkon në kuzhinë dhe i thotë Domit që rrobat e tij i ka gjetur te krevati i saj, dhe ajo duhet të jetë autorja e lojës, por Domi përgjigjet se nuk di gjë për këtë, por në të njëjtën kohë nuk i mban dot të qeshurat. Ata të dy shkojnë në dhomë dhe ndërkohë që Domi vazhdon ta mohojë fajin, Jetmiri shprehet se Manal i ka gjetur rrobat e tij te krevati i Domit. Kjo e fundit kthehet menjëherë nga Manal dhe e pyet se ku i ka gjetur rrobat e Mirit dhe Manal përgjigjet se ajo ka parë te rrobat e Domit. Kjo e fundit shprehet se Manal nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë dhe nuk duhet ta kishte bërë. Manal thotë se ajo mendon që lojën e ka bërë Domi dhe ajo thjesht ka kërkuar rrobat e saj. Domi përgjigjet që nuk di gjë për lojën e bërë dhe veprimi i Manalit nuk i pëlqen dhe i thotë të mos e përsërisë. Jetmiri mundohet të qetësojë Domin dhe i thotë që ata kanë qenë të gjithë duke kërkuar. Ndërkohë, autorët e vërtetë të lojës, Seldi, Domi dhe Olta mblidhen për pak çaste dhe thonë se loja po u shkon shumë mirë.

Jetmiri kundërpërgjigjet

Duke qenë se një pjesë e banorëve kanë rënë pre e lojës, ata përgatiten t’ua kthejnë lojën mbrapsht. Jetmiri dhe Manal marrin rrobat e Tatianës për t’i fshehur, pasi dhe ajo ka qenë pjesë e lojës. Ai ia shpërndan të gjitha rrobat nëpër shtëpi dhe Erioni e sheh e bëhet ortak me të. Domi i thotë Erionit që mund ta ketë bërë ai lojën, pasi po rri shumë i qetë dhe Erioni përgjigjet se ka qenë në kopsht dhe nuk di gjë për këtë. Tatiana shkon në dhomë, ku gjen Jetmirin me Manalin, dhe thotë se ajo nuk di për lojën që është bërë më parë. Duke qenë se Jetmiri ia ka kthyer lojën mbrapsht asaj, sillet sikur ç’do gjë shkon mirë dhe shprehet se nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur, pasi ka qenë thjesht një lojë. Tatiana përgjigjet se loja ka mbaruar me kaq dhe Jetmiri thotë se nuk ka ndodhur asgjë dhe kanë bërë mirë që e kanë bërë atë lojë.

Më pas Jetmiri është në dhomë dhe i merr Mandit cigaret nga krevati i tij dhe thotë se Mandi e ka marrë shumë shtruar dhe duhet ta vënë pak në lëvizje. Jetmiri shprehet se atij i vjen keq për Edin që ia kanë marrë cigaret dhe thotë se do t’i japë disa nga të tijat dhe nxjerr nga sirtari cigaret që sapo ia ka marrë Mandit. Më pas Kika dhe Seldi bëjnë roje te dera, ndërkohë që Jetmiri merr rroba nga dollapi i Mandit. Por gjithçka u shkon dëm, pasi Mandi vjen shumë shpejt dhe Jetmiri i lë rrobat. Mandi i gjen sirtarët i tij të hapur dhe e kupton lojën që kanë dashur t’i bëjnë. Ndërkohë që Tatiana e ka vënë re se i mungojnë rrobat dhe i thotë Jetmirit që nëse i ka ai, t’ia kthejë.

Plane për ditën e gënjeshtrave

Seldi dhe Domenika diskutojnë për gënjeshtrat dhe shakatë që do u bëjnë banorëve datën e 1 prillit, ditën e gënjeshtrave. Ata mendojnë që të organizojnë të dy një debat të rëndë mes tyre dhe më pas, Domenika të bëjë sikur lë shtëpinë. Ata duan që të shohin reagimin e banorëve me këtë mënyrë dhe ata të hanë gënjeshtrën sikur Domi lë BB. Ata mendojnë se ku mund të fshihet ajo, ndërsa Seldi tregon se ka menduar që të debatojë edhe me Klodin, t’i thotë ndonjë gjë që atij nuk i pëlqen, se pastaj Klodi e vazhdon vetë. Domi e këshillon që të ketë kujdes e mos ta teprojë. Seldi vazhdon të tregojë për planin që ka menduar, se pasi të debatojë me të dhe Klodin, mund të debatojë edhe me Hakiun, apo t’i punojë ndonjë rreng edhe Mirit, gjë të cilën do ta mendojë mirë. “Do t’u fus xixat të gjithëve”, përfundon ai.

Erioni dhe Olta qëndrojnë afër

Olta shkon te krevati i Erionit e ndërsa qëndrojnë afër, ajo e fton që të shkojnë te krevati i saj. Erioni nuk pranon dhe i kërkon që të rrinë aty, por pas disa përpjekjesh, Olta arrin ta marrë Erionin në krevatin e saj. Ata shtrihen dhe fillimisht ngacmohen me Klodin, i cili nga ana e vet u thotë se dy shokë nuk mund të flenë bashkë. Të dy qëndrojnë për minuta të tëra bashkë e nuk flenë dhe Erioni ankohet se nuk e ka zënë gjumi pasi ka ndërruar vend. Ndërsa e ngacmon, Olta e pyet nëse e ka vetëm nga ndërrimi i krevateve që nuk e zë gjumi, por ai shprehet se nuk mund të flejë dot edhe nga femra që ka afër. Më pas, Erioni kërkon të ikë dhe i thotë Oltës se do t’i japë një të puthur e më pas të largohet, por ajo nuk pranon. Atëherë ai i thotë se do i japë shumë të puthura, por Olta sërish nuk pranon dhe i thotë se nëse ai do që ta mërzisë, le të largohet, nëse nuk do, le të rrijë aty, pasi edhe ajo këtë do. Duke biseduar, Olta shprehet me bindje se e di që ai dhe Bertina nuk kanë pasur marrëdhënie. Erioni ia kthen se nëse e di, nuk ka përse të pyesë, duke e pohuar këtë gjë. Ai tregon se e ka bërë këtë gjë për Bertinën, sepse ka qenë ajo që nuk ka dashur dhe për këtë e ka respektuar. “Kur e do një njeri, e respekton”, shprehet ai, ndërsa Olta mëshon te fjala e dashurisë që shprehu ai. Ajo mendon se ai asnjëherë nuk i ka thënë Bertinës se e dashuron dhe Erioni e pranon këtë gjë, duke thënë se nëse ajo do ishte sjellë më mirë, do ia kishte thënë. Të dy fillojnë të flasin për Bertinën dhe Olta e pyet se çfarë nuk i pëlqente tek ajo. Erioni i rrëfen se Bertina nuk e kuptonte në disa gjëra, ishin të kundërt me njëri-tjetrin dhe se ajo dyshonte në shumë situata. “Ishte njeri pozitiv, por thjesht kishte atë kokëfortësinë e vet dhe kjo gjë më bezdiste”, shprehet ai. Olta vë në dyshim ndjenjat e tij për Bertinën, të paktën siç e shikonte ajo, por Erioni tregon se kishte shumë ndjenja për Bertinën, e pëlqente, por në të njëjtën kohë edhe e bezdiste me këto sjelljet e saja. Erioni i rrëfen edhe fjalët e Bertinës, se ai e kishte fajin nëse ajo dilte. Të dy fillojnë të diskutojnë për Bertinën dhe sjelljen e saj në çift, xhelozinë, gabimet në sjellje dhe në lojë.

Seldi shpërfill Domin

Domi është në kopsht dhe pasi ka biseduar me Tatianën, largohet nga ajo dhe afrohet te Seldi. Domi e pyet se sa kohë ka që rri atje dhe ai nuk i përgjigjet. Ajo vazhdon të thotë nëse ai ka vendosur që të mos i flasë fare dhe kështu nuk shkon, por ndoshta ai po kërkon të marrë hakun e djeshëm, por duhet të mendojë që ajo ka qenë ndryshe psikologjikisht. Seldi vazhdon të mos reagojë dhe Domi insiston me pyetje, duke i thënë që t’i tregojë se sa kohë do të rrijë pa i folur, dhe të mos bëjë indiferentin, pasi nuk i shkon. Duke qenë se ai nuk reagon fare, ajo kërkon të dijë nëse ai ka mbajtur këtë qëndrim dhe më përpara me ndokënd tjetër, apo është ajo e para, por përsëri nuk merr përgjigje.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›