Miqesia tradicionale mes dy vendeve tona ka shanset qe te fitoje nje zhvillim te ri Pas nenshkrimit te kater marreveshjeve Kryeministri Fatos Nano dhe Kryeministri Adrian Nastase dhane nje konfer
Miqesia tradicionale mes dy vendeve tona ka shanset qe te fitoje nje zhvillim te ri
Pas nenshkrimit te kater marreveshjeve Kryeministri Fatos Nano dhe Kryeministri Adrian Nastase dhane nje konference te perbashket per shtyp ku iu pergjigjen inmteresimit te gazetareve:
Kryeministri Fatos Nano:
Sapo perfunduam bisedimet zyrtare me delegacionin qeveritar rumun te kryesuar nga kolegu dhe miku im Adrian Nastase.
Ne bisedimeve u theksua fakti shumedimensional se miqesia tradicionale mes dy vendeve tona ka shanset qe te fitoje nje zhvillim te ri, per shkak te perfshirjes te te dy vendeve ne te njejten axhende, te integrimeve euroatlantike dhe te bashkepunimit rajonal.
U nenshkruan gjithashtu 4 marreveshje te rendesishme qe plotesojne kuadrin institucional te bashkepunimit bilateral duke shtuar instrumente te rendesishem ligjore, qe nxisin kete bashkepunim, vecanerisht Marreveshjen e Tregtise se Lire midis dy vendeve midis
dy vendeve, një Marrëveshje Bashkëpunimi midis dy ministrive të punëve të
jashtme, Marrëveshje Bashkëpunimi midis ministrive të punës dhe çështjeve sociale te te dy vendeve , dhe një marrëveshje midis dy dhomave të tregëtisë qe do te ftojne aktoret e sipermarrjes te bashkohen ne procesin e bashkepunimit dypalesh.
Ne gjykuam dhe vendosëm të shtojmë lidhjet direkte midis dikastereve dhe agjencive shtetërore per te shkembyer dhe për të përfituar nga eksperiencat reciproke në fushën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të proçedurave shengen që Rumania i ka mbërritur. Ne shqyrtuam sektorët e ndryshme te bashkëpunimit ekonomik me interes reciprok që nga industria mekanike metalurgjike dhe ajo e naftës deri tek agrobiznesi dhe turizmi. Forumi ekonomik qe do te pasoje pas nje ore i organizuar nga te dy dhomat e tregtise do te japi provat e reja te kesaj gadishmerie, ne nje faze te re ne bashkepunimin ne ekonomi dhe ne sipermarrjen e e te dy vendeve.
Duke vleresuar lart hapat qe ka bere Rumania ne procesin e integrimit me BE dhe NATO-n, ne percaktuam elemente te rinje bashkepunimi per te perfituar nga kjo ekperience.
Dhe me ne fund me lejoni te them shkurt se vizita e z. Nastase ne Tirane prodhoi garanci te sigurta per nje nivel me te larte dhe me te gjere marredheniesh dy paleshe dhe inciativash te perbashketa ne kuadrin rajonal dhe global.
Kryeministri Rumun Adrian Nastase:
Miq dhe kolege te dashur!
Per mua eshte privilegj i madh qe jam perseri ketu ne Tirane. Eshte hera e trete qe une vij ne Shqiperi dhe kesaj here vij si Kryeminister. Kam ardhur perpara si Minister i Jashtem, erdha perseri ne Shqiperi ne vitin 1995 si kryetar i Dhomes se Perfaqsuesve te Rumanise. Sa here qe kam ardhur ketu kam ardhur me deshiren per te cuar me tej marredheniet e bashkepunimit dypalesh. Kur erdha ketu kam takuar mikun dhe kolegun tim te dashur, i cili tashme eshte Kryeminister. E kam takuar z. Fatos Nano qe ne fillim dhe, se bashku, kemi punuar gjithnje shume mire.
Jam ketu per te thene se jemi te interesuar, jo vetem qe t'i zgjerojme marredheniet bilaterale, por edhe per te shprehur solidaritetin tone me popullin dhe me Qeverine Shqiptare, ne projektet dhe aspiratat e tyre per t'u bere anetare te familjes euroatlantike. Natyrisht, me miqte tane, ne do te ndajme edhe pervojen tone. Ne kemi arritur disa gjera, kemi realizuar disa projekte, kemi arritur disa suksese. Por na mbeten ende shume gjera per te bere, prandaj jam i sigurte se shume nga keto gjera mund te realizohen se bashku. I thashe dhe Kryministrit, nuk kemi ardhur ketu per te marre borxhet te cilat jane mbledhur, jane shtuar, sepse e dime qe ju keni te njejtat probleme qe kemi edhe ne. Kemi perparsi te tjera dhe jo per te paguar kesh, disa nga keto borxhe te cilat i kemi trasheguar nga e kaluara, por mendoj se mund te punojme se bashku, te bashkojme burimet tona njerezore, logjistike, per te inkurajuar projekte te tjera ne fushen e privatizimit, turizmit, etj.
Besoj se Forumi Ekonomik, te cilen do ta ndjekim mbas pak minutash, do te kontribuoje per te inkurajuar komunitetin e biznesit shqiptar dhe rumun, qe te shtojne bashkepunimin, te vijne me prane njeri-tjetrit. Ka gjithashtu dhe mjaft projekte kulturore te cilat duam t'i mbeshtesim. Me kujtohet, se heren e pare qe kam qene ne Shqiperi, ne muzeun tuaj kombetar zbulova disa piktura te nje piktori rumun dhe me bene shume pershtypje. Ne fakt, per mua ishte e qarte atehere dhe thashe se keto lidhje kulturore, historike duhen zgjeruar dhe me tej, tashme edhe ne te ardhmen.
Disktuam dhe per shqiptaret, per minoritetet shqiptare qe banojne nme Rumani. Ata jane te pranishem ne jeten tone dhe perfaqsohen dhe ne parlament. Do ti inkurarojme qe te shprehin mendimet e tyre dhe te zhvillojne me tej identitetin e tyre kulturor. Pra do te bejme ceshte e mundur te gjeme projekte ide mundesi te reja, per te shtuar bashkepunimin tone tani dhe ne te arsdhemn sic eshte sic dhe rasti I shtepise Nikolai Jorga. Sic diskutuam dua te shpreh admirimin qe kam une dhe kolegete e kabinetit tim qe jane te praniashem ketu per menyren se si ju keni mundur te futyeni , te beheni pjesetare te bashkepunimit rajonal dhe per kete duam tju pergezojme. Jemi te gatshem te bashkepunojme te marrim pjese ne cdo lloj projekti tjeter rajonal. Nuk dua tju marr me teper kohe per te folur per verpimtari te ndryshme te cilat mund te organizohen ne kuader te grupit ……w , apo te inciatives se solidaritetit te vendeve te OSBE-se, SEKI apo te tjera. Jam I sigurt qe mund te shtojme trasparencen e marredhenieve bilaterale dhe mund ta mbeshtetsim me tej njeri- tjetrin ne realizimin e projekteve te tjera. Jam I sigrut qe bisedimet qe pata me mikun tim shume te mire z. Fatos Nano dhe udheheqes te tjere do te pasohen me tej me kontakte te tjera ne nivele te tjera dhe do te kontribuojne per te cuar me tej miqesine tradicionale midis dy vendeve tona.
Ju faleminderit!
Pas deklaratave dy kryeministrat iu pergjigjen pyetjeve te gazetrareve:
Pyetje:
Per Kryeministrin Nano: Folet ne fillim te deklarimit tuaj per disa shanse te rigjetura mes bashkepunimit misid Rumanise dhe Shqiperise. Mund te me thoni konkretisht ne cilat fusha krysisht do te shtrihen keto shanse, ne fushen poltike, ekonomike apo midis bashkepunimit te te dy vendeve tuaj dhe politikes globale?
Per Kryeministrin Rumun: ne kauder te poltikes globale Cili do te vazhdoje te jete qendrimi I Rumanise ne lidhje me debatet e fundit "pro" ose kunder luftes ne Irak?
Kryeministri Fatos Nano:
Ne do te intensifikojme dialogun politik ne te gjitha nivelet. Ne do te vendosim lidhje te drejteperdrejta, intensive bashkepunimi midis ministrive, titullaret te tyre dhe Grupeve te eksperteve ne fusha prioritare me interes reciprok. Dy Ministrat tane te jashtem do te ndertojne nje agjende verpimesh te perbashketa per te ardhmen ne kete fushe . Ne do te shtojme volumin e shkembimeve tregtare te iniciativave te perbashketa sipermarrese jo vetem ne tregjet respective por edhe ne kuadrin rajonal. Ne do te rigjallerojme kontaktet dhe shkembimet sipermarrese ne fushat tradicionale dhe te reja te zhvillimit ekonomik te dy vendeve, qe nga industria e naftes dhe e gazit natyror tek ajo mekanike, tek prodhiemt bujqesore dhe perpunimi I tyre industrial, tek zhvillimet e turizmit, te infrastruktures, te cilat do te nxisin levizjen e lire te njerezve midis dy vendeve ne dimensione te reja. Ne do te shtojme bashkepunimin ne fushen e shendetesise, te arsimit dhe te kultures. Ne do tju japim me mbeshtetjen e te dy qeverive me shume mbrojtje dhe garanci njerezve te te dy vendeve qe forcojne lidhjet dhe shkembimet e dyanshme. Me ne fund ne do te ndertojme nje program te vecante per te perfituar nga ekperienca rumune ne fushen e perafrimit me starndartet e BE dhe te NATO-s duke zhvilluar inciativa te perbashketa ne fushen e reforave europiane dhe te sigurise kolektive qe na perafrojme me institucionet e euroatlantike.
Ne gjithashtu do te shikojme me vemendje te vecante inciativa te perbashketa per perforcimin e bashkepunimit rajonal.
Komuniteti arumum ne Shqiperi dhe shqiptaret e vjeter dhe te rinj ne Rumani do te jene dy nga protagonistet e ketij bashkepunimi te shtuar.
Kryeministri Rumun Adrian Nastase:
Pozita jone ne lidhje me krizen e Irakut mund te shpjegohet ne kete menyre. Ne mendojme pikesepari se udheheqja e Irakut nuk I ndoqi mesimet qe u nxorren nga lufta dhe nga udhezimet qe I dha komuniteti nderkombetar ne 1991. mbas shume rezolutash te Kombeve te bashkuara, te cilat Sadam Huseini nuk I ka marre parasysh duhet qe ai dhe rregjimi I tij duhet ta kuptoje se duhet te carmatoset.
Dhe duhet ta kuptoje se nuk eshte e pranishme. Qe komuniteti nderkombetar nuk duhet t'i lejoje armet e shkaterrimit ne mase pa u kontrolluar keto arme shume mire dhe pa rene dakort ne lidhje me to me gjithe komunitetin nderkombetar.
Pas 11 Shtatorit, problemet dhe shqetesimet u bene me te qarta dhe me serioze. Eshte nje konflikt vlerash, nje konflikt metodash, perqasjesh. Rumania ne baze te pervojes qe ka, te diktatures dhe te nje rregjimi totalitar, mori nje qendrim shume te qarte. Kjo eshte nje nivelin e parimeve. Persa I perket aspektit konkret sigurisht, ne duam te shohim qe armet te shkaterrohen, nepermjet nje procedure nderkombetare dhe ne nje menyre paqesore, duam qe te behet me mbeshtetjen e Kombeve te Bashkuara.
Ne e dime qe eshte nje cast I rendesishem kritik ne te cilin duhet percaktuar njehere e pergjithmone, pra zgjidhja e problemit te armeve te shkaterrimit ne mase, dhe eshte casti kur nuk duhet te lejojme qe te manipulohet Sadam Hyseni nga regjimi I tij. Prandaj dhe parlamenti dhe qeveria rumune, mbeshteti dhe pranoi, te perkrahte kerkesen e Amerikaneve per mbeshtetje llogjistike ne Rumani.
Shpresojme qe Sadam Hyseini do te beje te mundur menjanimin e nderhyrjes ushtarake. Nuk duam qe Komuniteti perendimor dhe euroatlantik te percahet per sa I perket kesaj ceshtjeje. E ndijme veten te inkurajuar nga vendimi I koheve te fundit qe mori Komuniteti europian ne Bruksel ne lidhje me krizen e Irakut. Rumania mori pjese ne kete si kandidat ne seancen qe u mbajt ne Bruksel pra. Shpresojme pikesepari qe vendet e Europes dhe Shtetet e Bashkuara, te qendrojne bashke ne nje front, ne qendrimin e tyre ndaj Sadam Hyseinit. Gjithashtu shpresojme qe Keshillli I Sigurimit te Komebve te Bashkuara do te mund te mbaje dhe te marri nje vendim te perbashket unanim pra ne lidhje me zgjidhjen e kesaj krize.
Nuk e shikojme BE dhe NATO si organizata te kunderta me njera tjetren, I shikojme si institucione qe plotesojne njera tjetren. Per sa I perket Rumanise duam te zhvillojme marredheniet tona me vendet e Bashkimit Europian, sikurse te realizojme partneritetin tone strategjik me SHBA.
Pyetje:gazetar Rumun I Agjencise se Lajmeve Rumune: me sa dime ne niveli I ekportit tuaja ne Rumani eshte shume I ulet. Me ducat se ka qene ne vleren 5 mije dollare ne shtator te 2002.
Kryeministri Fatos Nano:
Besoj qe e keni ndonje gabim, eshte nje e katerta e volumit te mallrave qe ne importojme nga Rumania.
Pyetje: dua tju pyes si keni ndermend ti shtoni marredheniet bilaterale, tregtare me Rumanine , vecanerisht ne lidhje rritjen e ekportit.
Kryeministri Fatos Nano:
Ne tashme kemi identifikuar dimensione te reja te bashkepunimit tone dhe lidhjet midis dy vendeve tona dhe grupeve te sipermarresve. Pra nqs kalojme tjehst nga bashkepunimi tregtar ne bashkepunimin midis komuniteteve te biznesit ne kete menyre do te kontribuojme edhe ne rritjen e volumit te tregtise dhe te ekportit me Rumanine.
Keto do ta mbeshtesim me ekpertizen qe do te ofroje qeveria dhe jam I sigurt qe do te prodhojme edhe iniciativa biznesi per tregjet te perbashketa bilaterale, rajonale dhe globale.
Nje nga propozimet qe beri kryeministri rumun, I cili u mireprit dhe nga uneeshte qe te integrojme borxhet qe kemi te dy vendet ne inciaitiva biznesi ne fusha te ndryshme sic eshte "Bitumi"etj . ne kete menyre te dy popujt tane do te shkembejne me shume vlera, me shume para dhe me shume gjera te tjera. Jam I sigurt qe marreveshja e tregetise se lire e cila u nenshkrua sot do te kontribuoje me teper per ta bere te mundur kete realitetet.