E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar zoti Kryeminister, Adrian Nastase, Te nderuar ministra, Te nderuar sipermares private dhe perfaqesues te shoqatave te biznesit te te dyja vendeve, Eshte nje kenaqesi e madhe qe te jem

I nderuar zoti Kryeminister, Adrian Nastase,

Te nderuar ministra,
Te nderuar sipermares private dhe perfaqesues te shoqatave te biznesit te te dyja vendeve,

Eshte nje kenaqesi e madhe qe te jemi mes jush se bashku me kolegun tim rumun dhe mikun tim Adrian Nastase.

Vendet tane i lidh nje miqesi tradicionale. Ne kemi te kaluara te peraferta dhe tashme jane perfshire ne nje rrjedhe reformimesh qe kane te njejtin kalendar veprimesh dhe te njejtin orientim: integrimin ne Strukturat dhe institucionet Europiane dhe Atlantike. Kesisoj edhe axhenda e reformimit te pergjithshem te ekonomive tona, por edhe mentaliteteve, eshte e perbashket. Ne kemi zgjedhur integrimin ne vend te izolimit te perparshem. Ne kemi zgjedhur dialogun bashkepunues ne vend te perplasjes dhe mbylljes. Kemi zgjedhur te kontribuojme ne ndertimin e shoqerive te hapura e multikulturore ne vend te shoqerive ideologjike nacionaliste. Ne kemi zgjedhur iniciativen e lire ne nje treg te hapur ne vend te ekonomise se centralizuar shteterore. Ne po konsolidojme nje ekonomi tregu funksionale dhe atraktive sipas standarteve te botes moderne. Kjo, se bashku me nje sistem marreveshjesh dypaleshe disa prej te cilave u nenshkruan sot, perben bazen reale edhe te bashkepunimit tuaj.

Qeveria shqiptare, ne pershtatje me realitetet globale te zhvillimit, ka bere hapa intensive ne thellim te reformave ekonomike. Ne mbetemi plotesisht te angazhuar te permbushim detyrimet qe rrjedhin nga ky proces.qe fillon me integrimin rajonal, si dhe per te avancuar me standarte moderne ne rrugen e gjate dhe te veshtire te procesit te Stabilizim Asocimit dhe anetaresimit te plote te vendit ne strukturat e Bashkimit Europian. Hapja para disa diteve e negociatave te Stabilizim Asociimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian, pervec se eshte prove e realitetit te ri te krijuar ne vendin tone, do t'i jape nje shtyse te re proceseve reformuese dhe si pasoje edhe atyre te bashkepunimit ekonomik per te cilin ju jeni vecanerisht te interesuar.

Integrimi Rajonal konsiderohet nga Qeveria Shqiptare si nje pjese e pandare dhe madje si parakusht për integrimin në institucionet europiane dhe euroatlantike. Spektrin e ketij bashkepunimi e kemi vleresuar në mënyrë të veçantë në aspekte të tilla si zgjerimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, krijimi i sistemit rajonal të energjisë, komunikacionit dhe telekomunikacionit, lehtësimi i qarkullimit të njerëzve, forcimi i lidhjeve arsimore, shkencore e kulturore, lufta e përbashkët dhe e koordinuar kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafiqeve ilegale etj. Te gjitha keto jane sfida te cilat asnje vend nuk mund t'i perballoje me mendesine e vjeter vetiake te mbylljes, perkundrazi, bashkepunimi, (juaji sidomos), shkembimi i eksperiencave dhe perqasja e standarteve mes njeri-tjetrit do ta pershpejtoje procesin integrues.

Krahas vendeve te tjera te Rajonit, Shqiperia mbylli ciklin e negociatave bilaterale me vendet e rajonit duke hapur tregjet per produktet bujqesore dhe industriale si dhe duke krijuar akses per mallrat dhe sherbimet reciproke.

Marrëveshjet per Taksimin e Dyfishtë, Marrëveshja për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe protokollet e ndryshme qe jane ne kete funksion, përbëjne një kuadër te plotë juridik per marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndermjet dy vendeve tona. Ato jane një arritje e rëndësishme për intensifikimin e bashkepunimit ne sektorëve specifike, bashkepunim i cili ka ende shume mundesi per t'u zgjeruar.

Marreveshja e Tregtise se Lire qe u firmos sot ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Rumanise eshte nje investim i drejtperdrejte politik dhe ligjor, qe do te rrise mundesine e shkembimeve tregtare mes dy vendeve. Ajo do te ndikoje ne rritjen e shkembimit dhe te integrimit te kulturave te popujve tane, ne krijimin e nje mjedisi atraktiv per sipermarresit e te dy vendeve ne nje realitet qe gjithnje e me shume behet i hapur dhe pjese e realitetit global te shkembimit te vlerave. Kjo hapje e ka nje cmim, por ne bashkerisht jemi te gatshem ta perballojme ate pasi do te rrise ne analize te fundit cilesine dhe standartet e produkteve tona.

Hapesirat ligjore qe krijojne Marreveshjet e Tregtise se Lire ne rajonin tone si dhe te gjithe hapat qe po ndermarrim ne kuader te Integrimit Rajonal, kerkojne qe se bashku te studiojme me mire dhe me me efikasitet edhe rruget dhe mekanizmat ligjore dhe ekzekutive, por edhe te sipermarrjes private, ne ndihme te permiresimit te infrastruktures dhe lehtesirave qe do te ndikojne ne shfrytezimin maksimal te tyre.

Ne kuader te ketij aksioni kompleks integrues Qeveria Shqiptare po realizon hartimin dhe zbatimin e metejshem te nje sere politikash standarte dhe bashkekohore ne drejtim te rritjes se eksporteve shqiptare dhe avantazheve krahasuese, te thithjes se investimeve te huaja direkte; ajo po realizon rritjen e transparences se proceseve te integrimit ekonomik te vendit, lehtesimin e procedurave tregtare ne ndihme te ketij procesi, shoqerimin e impakteve liberalizuese ne levizjen e mallrave me levizjen e lire te njerezve.

Tashme ne se bashku edhe me partneret tane europiane kemi percaktuar prioritetet per zgjerimin e bashkepunimit ekonomik dhe tregtar. Ketij qellimi i sherbejne Forumet e Biznesit, Panairet e ndryshme, Misionet Ekonomike te perbashketa rajonale apo veprimtari te tjera te Dhomave te Tregtise. Keto institucione dhe instrumenta po fitojne nje rol pararoje ne bashkepunimin ekonomik integrues te vendeve tona duke shmangur rolin paternalist te shtetit. Keto aktivitete i sherbejne nxitjes dhe krijimit te kompanive te perbashketa tregtare, bashkepunimit ne fushen e ndermarrjeve te vogla e te mesme, shkembimit te eksperiences, si dhe formimit ne kete kuader te nje Qendre Rajonale Ballkanike me karakter koordinues mes tyre e cila do te ofroje sherbimin e vet te kualifikuar per pershpejtimin e proceseve integruese rajonale, por jo vetem rajonale. Sipermarrjes se te dy vendeve tona i duhet te perballoje edhe sfiden e kokurrences me perendimin ku duam te integrohemi. Kjo eshte nje sfide e veshtire dhe qe kerkon nje kualitet te ri te aktivitetit sipermarres. Nese deri tani biznesit tone i eshte dashur te ndeshet dhe te fitoje mbi nje ekonomi shteterore te centralizuar, te degraduar dhe totalisht te atrofizuar, tani i duhet te perballet me nje realitet te ri: me ate te sipermarrjes avangarde perendimore. Kjo kerkon jo vetem perkushtim dhe iniciative, por sidomos rritje te kapacitetit menaxhues, profesionalizem dhe futjen e koncepteve dhe teknologjive te reja bashkekohore ne sipermarrjen private.

Ne si kryetare qeverish e mirepresim presionin tuaj pozitiv per nje perparim me te shpejte dhe per te perballuar se bashku jo vetem sfidat qe permenda por edhe te gjitha reformat qe na duhet te ndermarrim, ne kete faze te re ku kemi hyre, per te konsoliduar institucionet e nje ekonomie tregu te lire dhe moderne.

Te nderuar perfaqesues te komuniteteve te biznesit te dy vendeve,

Sfidat tona qeverisese, jane te kushtezuara nga suksesi juaj. Ne kete kendveshtrim te gjitha politikat tona te zhvillimit dhe integrimit do te t'i sherbejn suksesit tuaj.

Duke mos dashur te mos zgjatem me tej, ju uroj pune te mbare, Se bashku!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›