Miqësore, Pelisteri – Skënderbeu 0-2

Skënderbeu fitoi 2-0 miqësoren me skuadrën maqedonase Pelisteri, takim i zhvilluar ne Maqedoni. Golin e parë për korçaret e drejtuar nga Shkëlqim Muça e shënoi mesfushori Bledi Shkëmbi, i rikthyer përfundimisht në skuadër pas aventurës gjashtëmujore me Besën. Goli i dytë mban firmën e sulmuesit maqedonas Festin Aksenti. Skënderbeu do të luajë ndeshjen e dytë miqësore kundër Renovës, më 27 korrik. Skuadra korçare vazhdon stërvitjet në Mavrovë të Maqedonisë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 18 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili