E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore, Rumani - Izrael 0-2

www.albania-sport.com - Rumania, një tjetër kundërshtar i Shqipërinë në eliminatoret e Euro 2012-s, pësoi një humbje të hidhur 0-2 me Izraelin në Bukuresht, duke pësuar nga një gol në çdo pjesë. Mesfushori sulmues i Liverpulit, 29-vjeçari Josi Benajoun shënoi në minutën e 45-të golin e parë për Izraelin dhe të 20-in personal me Kombëtaren e tij, ndërkohë që 40 minuta më pas, në të 85’, sulmuesi i Racing Genk në kampionatin belg, dyfishoi shifrat për formacionin hebraik. Edhe për Bardën golin ishte jubilar, pasi ishte i dhjeti me përfaqësuesen e tij.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 03 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›