Java 20, Pogradeci – Lushnja 1-1

www.albania-sport.com - Lushnja hodhi një gjysmëhapi fals në kampionat pas barazimit 1-1 me Pogradecin në Korçë, në takimin përmbyllës së javës të 20-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja ishte shumë e tensionuar dhe të dyja skuadrat i mbyllën 90 minutat me nga një lojtar më pak.
Nezhat Drazhani realizoi në minutën e 7-të për Pogradecin e Ylli Çekiçit, ndërkohë që goli i barazimit për verdhejeshilët e Artan Banos mban firmën e Klodian Arbërit nga pika e bardhe, dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.
Gjyqtari Kreshnik Hakrama ndëshkoi me kartonin e kuq Galicën e Pogradecit dhe zëvendësuesin Cenko të Lushnjës.
Edhe në fazën e parë në “Roza Haxhiu” takimi kishte përfunduar po 1-1.
Pas këtij barazimi, Lushnja (39 pikë) e sheh veten me dy pikë më pak se Elbasani i vendit të dytë, 41, dhe 11 pikë më pak se Bylisi kryesues (50 pikë), duke ndjerë nga afër presionin e Adës së vendit të katërt (37 pikë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 03 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili