E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore, Bosnjë – Gana 2-1

www.albania-sport.com - Bosnjë-Hercegovina, kundërshtarja e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, fitoi 2-1 kundër Ganës, në miqësoren ndërkombëtare të zhvilluar në “Olimpiskij Stadion” të Sarajevës. Mesfushori i Interit, Sulej Muntari me golin e tij të minutës së 22-të i dha avantazhin e përkohshëm Ganës. Pesë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi 25-vjeçar i Hofenheimit në Gjermani, Vedad Ibiseviç, shënoi golin e barazimit për Bosnjën. Vulën fitores ia vuri sulmuesi i talentuar i Olimpikut të Lionit në Francë, Miralem Pjaniç me golin e tij në minutën e 65-të.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 03 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›