E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore me Turqinë më 1 qershor?

canaKombëtarja e Shqipërisë mund të zhvillojë një tjetër miqësore para takimit me Norvegjinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2014.

Bëhet fjalë për një ndeshje me Turqinë, që mund të luhet më 1 qershor, por jo në Tiranë, raporton Asport-i. Meqenëse ekipi kombëtar ka grumbullim në Zvicër është menduar që të bëhet edhe një miqësore para takimit me Norvegjinë dhe kundërshtari mësohet se janë turqit, të cilët gjithashtu do të grumbullohen për eliminatoret e qershorit. Më 7 qershor kuqezinjtë do të luajnë në Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa takimin e kthimit me Norvegjinë, e cila ndeshjen e parë është mundur 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›