Kuzhe-Bunjaki, vlerësime diplomatike

(www.albania-sport.com) – Trajneri i Kombëtares (B) të Shqipërisë, kroati Josip Kuzhe, vlerësoi ndeshjen kundër Kosovës, duke u shprehur me nota pozitive në lidhje me performancën e lojtarëve kosovarë.
“Erdhëm për të fituar këtë ndeshje dhe ia dolëm. Futbollistet e Kosovës treguan një angazhim të madh dhe pashë një ekip shume të mirë. Pas shtetit shpresoj të formoni edhe një ekip të fortë për të ardhmen”, - tha Kuzhe për mediat kosovare dhe shqiptaertë pranishme në stadiumin e Prishtinës.
Edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, vlerësoi ndeshjen: “Iste një lojë shumë e rëndësishme për mua sepse u informova mirë për të gjitha detajet e ekipit. Në aspektin fizik futbollistët e Shqipërisë ishin para nesh, por unë në përgjithësi jam i kënaqur me lojën tonë, sidomos atë në pjesën e dytë”.
Sipas Kuzhes, atij i kishte pëlqyer shumë loja e kapitenit të Kosovës, Anel Raskaj (luan me Halmstadt në Suedi) dhe mbrojtësit të Hysit, Fisnik Papuqi.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili