Miqesorja Shqiperi-Kamerun
Shqipëria është gati për sfidën me Kamerunin. Trajneri Gianni De Biasi duket se nuk ka më dilema për ekipin që do të hedhë në fushë sot në orën 20:45 në Gjenevë. Ndryshimi i vetëm i detyruar për sfidën me “luanët” afrikan është në mesfushë, aty ku Alban Meha nuk do të luajë.
Mesfushori i Paderbornit ka një dëmtim në gju dhe u detyrua të largohet. Përsa i takon pjesës tjetër të skuadrës, drejtuesi i stolit kuqezi ka vendosur që portën t’ia besojë Etrit Berishës, pas paraqitjes së tij bindëse kundër Sllovenisë, ndërsa Ujkani do të qëndrojë në stol.
Në mbrojtje vjen risia e parë, ku Renato Arapi do të luajë në të majtë, duke iu bashkuar në repartin difensiv dyshes së qendrës Cana e Mavraj, ndërsa në të djathtë konfirmohet Andi Lila.
Në skemën 4-4-2, në mesfushë nga krahët do të rreshtohen Roshi dhe Vila, që shkëlqyen në ndeshjen e fundit me Kombëtaren, ndërsa Bulku në qendër do të ketë si partner Sabien Lilaj-n.
Në sulm nuk ndryshon, ku Sadiku dhe Çani mbeten të preferuarit e teknikut De Biasi. Ky do të jetë 11-shi fillestar, ndërsa nuk ka dyshime që më pas trajneri do të eksperimentojë në rreshtim, por edhe do tu japë hapësira lojtarëve të tjerë, si Dallku, Curri, Vangjeli apo Bakaj që janë në stol, por edhe sulmuesve të rinj, Bekim Bala dhe Armando Vajushi.
Në anën tjetër, te Kameruni, Samuel Eto’o do të jetë titullar, ashtu si edhe mesfushori Matip i Shalkes apo N’Koulou i Marsejës. Në radhët e skuadrës afrikane mungon Alexandre Song i Barcelonës, për të cilin zyrtarisht është thënë se ka një dëmtim, ndërsa mediat ndërkombëtare theksojnë se ai “bojkotoi” Kombëtaren për shkak të problemeve me kapitenin Eto’o.