Kundershtaret e pazakonte te Shqiperise

Miqësorja e sotme me Kamerunin, është një prej atyre ndeshjeve që Shqipëria e ka rrallë shansin ti luajë. Përfaqësuesja e “luanëve” është një prej skuadrave më të njohura në kontinentin afrikan, me yje të futbollit ndërkombëtar, megjithatë ata nuk janë kundërshtari i parë i pazakonte i kuqezinjve.
Historia e përballjeve me skuadra, ndaj të cilave Shqipëria mund të luajë vetëm në miqësore, ose duke u kualifikuar në fazën finale të Kupës së Botës, ka nisur në vitin 1957, me ndeshjen në Pekin, të humbur 3-2 me Kinën. Me skuadrën aziatike, Kombëtarja ka luajtur edhe në vitin 1973 në Tiranë, ku ka barazuar 1-1.
Kameruni nuk është kundërshtari i parë afrikan, pasi në të kaluarën Shqipëria ka luajtur dy herë me Algjerinë. Në vitin 1964 në Tiranë ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa më 1976-ën sërish në shtëpi, kuqezinjtë fituan 3-0.
Ndeshjet me kundërshtarë ekzotikë kanë vazhduar në vitin 1988 në Berat kundër Kubës, që u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në vitin 2002 në Manama, Shqipëria u mposht 3-0 nga Bahrejni. Në të njëjtin vit, përfaqësuesja luajti edhe në San Diego të SHBA-ve kundër Meksikës, ku humbi me shifrat 4-0. në vitin 2003 në Itali, kuqezinjtë fituan 5-0 përballë Vietnamit.
Seria e miqësoreve me skuadra të largëta u mbyll për tetë vjet, për të risinur në 2011-ën me sfidën e luksit në Buenos Aires kundër Argjentinës. Një takim ku kuqezinjtë u mposhtën 4-0. Ndërkohë, gjatë 2012-ës janë luajtur edhe miqësoret me Katarin, ku Shqipëria fitoi 2-1 në Madrid dhe me Iranin, ku kuqezinjtë triumfuan 1-0 në Stamboll.
Në total, 11 ndeshjet me kundërshtarë të pazakonte janë zhvilluar në 5 kontinente të ndryshëm, ndërsa Shqipëria ka regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Ndërkohë, kjo do të jetë miqësorja e pestë e trajnerit Gianni De Biasi në krye të ekipit përfaqësues.