Mancini duhet të mbetet në Man City

Zyrtari i Manchester Cityt, Patrick Vieira dëshiron që Roberto Mancini të mbetet në postin e menaxherit të ekipit dhe të sjellë tituj të tjerë në klub.
Mancini nënshkroi kontratë të re afatgjate në korrik, pasi udhëhoqi Cityn drejt titullit të kampionit në Premierligë. Por, këtë stinor vazhdojnë të qarkullojnë spekulime rreth largimit të tij.
Vieira, zyrtar për zhvillim në City, ka deklaruar: “Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, që tregon besimin e ndërsjellë mes tij dhe klubit. Shpresoj që ai të mbetet për të krijuar stabilitetin e nevojshëm për sukses”.