Italia tre sulmues me Francen

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli i krijoi tifozëve një ide të skuadrës së të ardhmes, duke grumbulluar mjaft lojtarë të rinj për miqësoren e sotme me Francën. Talenti i Paris Saint Germanit, Marco Verratti pritet të jetë titullar, ndërsa edhe Balotelli e Candreva kanë shansin të mahnisin me paraqitjet e tyre.
“Nuk mendoj që Franca është një skuadër e ngadaltë. Ata janë një ekip me kualitet dhe potencial dhe një kundërshtar shumë i vështirë. Pas ndeshjes me Spanjën, francezët fituan edhe më tepër besim. Tani që po flasim, Italia dhe Franca janë dy skuadra të ngjashme, që janë në proces rindërtimi dhe që kanë shumë talentë të cilët duhet të afirmohen”.
Italia nuk ka asnjë humbje, që prej disafatës në finalen e Euro 2012, ndërkohë që në kualifikueset e Botërorit 2014, “të kaltërit” kanë regjistruar vetëm fitore. Prandelli nuk ka në dispozicion mesfushorin De Rossi, ndërsa ka zgjedhur të luajë me tre sulmues. El Shaaraëy do të rreshtohet prej fillimit përkrah Balotellit e Candrevas.
Në anën tjetër, Franca kërkon rikonfirmim pas barazimit me kampionët e botës dhe Europës në fuqi, Spanjën.
“Natyrisht që unë, ashtu si të gjithë në skuadër kërkojmë rezultat, për të konfirmuar barazimin me Spanjën. Natyrisht që rezultati është shumë i rëndësishëm, edhe në ndeshje miqësore. Megjithatë, ajo që vlen më shumë është sjellja e lojtarëve në fushë, pasi kjo është ndeshja e fundit e vitit”.
Deschamps pret që përballja ndërmjet Italisë dhe Francës, e cila do të nisë në orën 20:50 në stadiumin “Tardini” të Parmës, të jetë një duel shumë i bukur.