E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon vazhdon në Juventus

Gianluigi Buffon do të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin në fund të javës së ardhshme, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Tuttosport.

Ylli italian ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes me gjigantin torinez, por negociatat për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub janë shumë pranë përmbylljes.

Buffon pritet të vazhdojë kontratën e tij me Juventusin deri në qershor 2016, kurse zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet publik pas duelit me Chelsean në Ligën e Kampionëve të martën. Pas largimit të Alessandro Del Pieros gjatë verës, Buffon është emëruar kapiten i Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›