E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja, bluza e Real Madridit,“tabu” në Gjermani



Reali i Madridit do të zhvillojë ditën e premte një ndeshje miqësore në “Alianz Arena” për nder të legjendës gjermane, Franc Bekembauer. Sipas njoftimit të bashkisë së qytetit të Bajernit drejtuar klubit madrilen, këta të fundit duhet të paraqiten në fushë me një fanellë, e cila nuk ka në të logon e kompanisë sportive “BWIN”. Shkresa vijon duke theksuar se reklamimi i basteve në Gjermani është i ndaluar dhe në rast se Reali bën një gjë të tillë, atëherë do të dënohet me një gjobë prej 50 mijë eurosh. Nuk dihet ende nëse spanjollët do të preferojnë të shkelin ligjin gjerman dhe rrjedhimisht të paguajnë gjobën apo të heqin nga fanella e tyre sponsorin e ekipit. Në të dyja rastet klubi do të jetë nën presionin e një gjobe, kjo pasi edhe sponsori mund të kërkojë të njëjtën gjë, duke e konsideruar si dëm për kompaninë mosreklamimin në një ndeshje të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›