E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern do 11 mijë euro në ditë nga Holanda për Roben



Bajerni i Mynihut do t’i kërkojë Federatës Holandeze të Futbollit një dëmshpërblim prej 600 mijë eurosh (11 mijë euro në ditë) për dëmtimin e mesfushorit të tyre kryesor, Arjen Roben. “Duam që Federatë Holandeze të na paguajë pagën e lojtarit përgjatë kohës që ai është i dëmtuar. Ne i paralajmëruam për dëmtimin e tij në prag të fillimit të Botërorit, por një gjë e tillë nuk u mor parasysh nga drejtuesit e Federatës Holandeze, duke përkeqësuar në këtë mënyrë dëmtimin e lojtarit. Tashmë ai nuk është në gjendje të luajë për një periudhë të konsiderueshme kohe për ekipin tonë, duke na penalizuar shumë në këtë fillim kampionati”, është shprehur legjenda gjermane e futbollit, Franc Bekembauer. Dje, nga ana tjetër, trajneri i Holandës, Bert Van Marvijk, hodhi dyshime mbi këtë dëmtim, duke e konsideruar atë të çuditshëm dhe se lojtari ishte i shëndoshë për t’u aktivizuar me Kombëtaren.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›