‘Kulla e Sahatit’ në “Dit’ e Nat’

Funksionale pse jo, ide e mirë, të të jepet mundësia që çdo të mërkurë të bëhesh pjesë e angazhimit të “Dit' e Nat', vend ky i cili po mundëson të shohin filma vendor por edhe ndërkombëtar, në hapësirën e dedikuar për filma. Ndërsa në kuadër të edicionit të katërt të programit “Dit' e Nat' Qëndisim Filma”, të mërkurën u shfaq filmi i metrazhit të shkurtë i Arzana Krajës 'Kulla e Sahatit', film ky i prodhuar në vitin 2009.
E veçanta është edhe tek mundësia e debatit. Pas këtij filmi u organizua një debat, regjisorja Kraja e gatshme pas filmit të flas me mysafirët. Në debat u diskutua rreth idesë së filmit, vështirësitë e punës si dhe buxhetit të cilin e ka ndarë Qendra Kinematografike për këtë film. Lidhur me konceptin e filmit Kraja u shpreh se ka diçka personale në të.
“Edhe unë si gjithë njerëzit në Kosovë kohën e ndaj para lufte dhe pas lufte. Këto vitet e pas luftës nuk arrij ti ndaj vitet njërin prej tjetrit dhe kjo më ka shty që të mendoj për kohën”, u shpreh Kraja.
Ajo thotë se një pjesë e inspirimit vjen nga librat e babait të saj Mehmet Kraja. Si vështirësi kryesore për realizimin e këtij filmi Kraja ka përmendur buxhetin e ulët si dhe vështirësitë për ta realizuar filmin për një kohë të kaluar.
“Pos që kemi pasur një buxhet të ulët, edhe gjetja e ambienteve për xhirim ka qenë vështirësi në vete. Pasi që më është dashur që filmi të mos jepet në ndonjë kohë moderne, e kemi pasur vështir të gjejmë ambiente ku nuk vërehen lokalet moderne”, ka thënë Kraja.
Pas sqarimeve të Krajës, mysafirët ishin të lirë të bënin pyetje dhe komente. Disa shtruan çështjen e narracionit si mangësi të filmi, kurse pjesë të cilësuara me vlerë sipas tyre ishin fotografia edhe muzika e filmit.
Regjisore e filmit 'Kulla e Sahatit' nuk ka pohuar se ekziston mundësia që këtë film ta bëjë edhe si film të animuar.
“Njëherë për një herë kam përfunduar punë me këtë projekt. Por, kjo nuk do të thotë që më vonë nuk do të mund të merremi edhe një herë me të njëjtën temë. Ndoshta edhe e bëjmë edhe film të animuar,pasi që ka mundësi më të mira për t’ju dhënë karaktere të reja figurave”, ka thënë Kraja.
Kraja gjithashtu ka thënë që nëse ka mundësi financiar filmin mund ta bëjë edhe të metrazhit të gjatë.
Sipas Arzana Krajës filmi 'Kulla e Sahatit' është ftuar nga Festivali i Sofjes ku pritet të prezantohet si filmi i vetëm nga Kosova.