E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mira Meksi lexon romanin e fundit



Kësaj here është vetë autorja që dëshiron t’ua rrëfejë historinë e saj lexuesit. Dhe nuk bëhet fjalë për një histori të shkruar, por të lexuar. Shtëpia Botuese “Ideart” hedh në treg romanin e shkrimtares Mira Meksi, “E kuqja e demave”, në variantin CD. Ky roman që flet, lexohet nga autorja. është hera e parë që libri-roman vjen për lexuesin në një formë të tillë komunikimi, i cili vlerëson leximin sipas autores, larg formave teatrale interpretuese. Promovimi i këtij varianti do të zhvillohet sot, me rastin e Ditës së Gruas, në orën ora 17.00 - 20.00, në “CityPark”. Pas një bisede mbi romanin, i cili është një ndër më të shiturit e Panairit “Tirana 2009”, autorja do të nënshkruajë autograf mbi CD-librin, ku gërshetohet e kuqja mistike e Onufrit me atmosferën e ndezur të korridave spanjolle. Në këtë vepër Meksi sjell edhe një pjesë të eksperiencës së saj, gjatë qëndrimit në Spanjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›