E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miraka: Janë dëmshpërblyer 4 mijë ish-të përndjekur politikë



Drejtori i Institutit të Ish-të Përndjekurve Politikë tha dje se deri tani, janë dëmshpërblyer rreth 40 mijë ish-të përndjekur politikë. Sipas Mirakës, dosjet e rreth 17 mijë ish-të përndjekurve që do të përfitojnë dëmshpërblim, janë në shqyrtim nga institucionet përkatëse. Drejtori i institutit tha më tej se një pjesë e vonesave ka ardhur për shkak të verifikimit të gjerë që u bëhet dosjeve të të ish-të përndjekurve. “Dosjet që po verifikohen nga komisioni në Ministrinë e Drejtësisë, kalojnë për verifikim edhe në shumë institucione të tjera, siç është Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Hipoteka, Shërbimi Informativ si dhe Arkiva e Shtetit”, - tha Miraka. Pas këtij procesi, sipas drejtorit, krijohet lista e plotë që më pas kalon në procesin e dëmshpërblimit financiar sipas ligjit. Sipas tij, me shqyrtimin e plotë të të gjithë emrave, do të nisë procedura e kompensimit financiar sipas ligjit, e ndarë në këste për 8 vite me radhë. “Lista me përfitues do të ketë në vazhdimësi, pasi komisioni përkatës vijon punën në vazhdimësi për verifikimin e dosjeve, që më pas u kalojnë këtyre institucioneve, të cilat në bazë të ligjit, jo më shumë se 30 ditë duhet të kthejnë përgjigje”, - shtoi më tej Miraka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›