E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Topi shkaktoi krize reale

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pranoi dje krizen ne marredheniet me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, duke u shprehur se me te nuk konsultohet fare. Ndonese prej vitesh kane qene kolege dhe kane luftuar per te njejtat ceshtje politike ne Partine Demokratike, nga ku dhe Topi u zgjodh ne postin e kreut te shtetit, marredheniet mes tyre jane te akullta. Ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, ne Tv Klan, Topalli u shpreh se ne momentin e reformave dhe ndryshimeve kushtetuese, ajo dhe presidenti nuk ecen ne te njejten linje. "Nuk kemi pasur te njejtin koncept kur kemi ecur perpara ne reformat kushtetuese. Ai shkaktoi nje krize reale ne vend per ceshtjen ne konsultimin e emrave te gjyqtareve. Nuk ka bere asnje konsulte me mua dhe nuk bisedojme", u shpreh Topalli. Duke ju shmangur pyetjeve nese eshte penduar apo jo ne dhenien e votes pro Topit ne momentin e zgjedhjes si President, Topalli vleresoi se berja e vendit me President ishte nje objektiv dhe detyrim i maxhorances. "Nuk mund te lejonim qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakohshme", argumentoi ajo. Kryetarja pranoi se ka punuar fort apo "me te gjitha baterite", sic u shpreh konkretisht, kunder Presidentit, qe te mos lejonte qe emrat e zgjedhur nga presidenti Topi per anetare te Gjykates se Larte, te mos votoheshin ne Kuvend. "Nuk mund te lejoja votimin, pasi dy prej ishin dhe me dosje", u shpreh kryetarja. Topalli permendi dhe marredheniet me Prokurorine e Pergjithshme, nder vite. Kryetarja u shpreh se largimi i ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku nuk ishte ceshtje politike, por u hoq per faktin se ai ne krye te organit te akuzes beri kompromis me te gjitha dosjet qe ju depozituan. Por nga ana tjeter, Topalli nuk eshte se vleresoi shume me lart dhe kryeprokuroren e re, Ina Rama, e cila u votua me buje nga maxhoranca. Duke u ndalur tek ligji i dosjeve, tashme ne fuqi, Topalli theksoi se do te zbatohet me apo opoziten dhe nen monitorimin e Keshillit te Evropes dhe BE-se. Ajo hodhi poshte te gjitha pretendimet, se ligji kundershtohet nga nderkombetaret dhe se madje mund te cenoje rrugen e Shqiperise drejt integrimit ne strukturat euroatlantike. Pavaresisht reagimeve te fundit kunder te nderkombetareve, Topalli theksoi se shqetesimi qe eshte i perbashket qendron vetem per zbatimin e ligjit. Ajo akuzoi kreun socialist, Edi Rama se duke kundershtuar kaq fort ligjin e dosjeve, nuk po shkeputet dot nga e kaluara dhe la te kuptohet se eshte e kote ankimimi ne Gjykate Kushtetuese i ligjit te dosjeve. Ligj qe sipas saj, nuk ka moral ta gjykoje nje si Fehmi Abdiu, i cili ka firmosur varjen e te rinjve.

Selia blu shprehet e bindur se do te marre nje mandat te dyte. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se PD do e marre mandatin e dyte dhe nuk mohoi "deshiren" per te drejtuar serish Kuvendin.

Akuza Kryetarja e Kuvendit Topalli, akuzoi dje kryesocialistin Edi Rama, se shpif kur thote se ligji per dosjet shkel te drejtat e njeriut dhe nuk do zbatohet si duhet. Sipas saj, Rama nuk shkeputet dot nga e kaluara komuniste.

118 Mije persona, parashikohet te preken ne administrate nga zbatimi i ligjit per hapjen e dosjeve. Ligji hyri ne fuqi dje, dhe me ngritjen e komisionit per verifikimin e figurave ne postet e administrates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›