E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirallas: E refuzova Arsenalin

Transferimi i ri i Evertonit, Kevin Mirallas, ka deklaruar se ka refuzuar një ofertë të Arsenalit, në mënyrë që të siguronte më shumë lojë në fushë.

Belgu kaloi te klubi nga Liverpuli për 5.3 milionë euro nga klubi grek Olympiakos, ndërsa ka treguar se fillimisht i ka refuzuar Topçinjtë.

“Bisedimet ishin në një fazë mjaft të avancuar me Arsenalin, mirëpo ishte gjithmonë e qartë se unë do ta merrja vendimin”.

“Unë isha i bindur për atë që ishte e rëndësishme për mua në këtë stad të karrierës time, në një ligë të re, duhet të kesh shumë minutazh në fushë”.

“Kisha mundësinë që të luaja më shumë ndeshje dhe në periudha afatgjate me Evertonin”, ka deklaruar Mirallas për faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›