E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i teksteve

74.5% e administratorëve të shtëpive botuese e konsiderojnë si të papërshtatshme kohën e vënë në dispozicion nga “Paketa Informuese Altertekst 2010-2011” për përgatitjen dhe depozitimin e teksteve pranë MASH.

Të pyetur rreth arsyeve të mosmiratimit të teksteve të depozituara pranë MASH, 50 % e administratorëve të shtëpive botuese fajësojnë mungesën e përgjegjësisë dhe vëmendjes së “Komisioneve të Vlerësimit të Teksteve”.

Të pyetur rreth cilësisë së administrimit dhe zbatimit të politikës së “Altertekstit”, krahasuar kjo me një vit më parë, 59 % e administratorëve të shtëpive botuese vlerësojnë administrimin e procesit si të keq dhe shumë të keq, e ndjekur kjo nga 35.3 % e administratorëve, të cilët mendojnë se procesi është administruar mirë.

Të pyetur lidhur me rolin e Komisionit të Miratimit të Teksteve pranë MASH, 29 % e administratorëve të shtëpive botuese mendojnë se qëndrimi i këtij komisioni ka qenë i mirë, dhe shumë i mirë, ndërsa 71 % e tyre nuk kanë ditur si t’i përgjigjen pyetjes ose kanë preferuar që të mos përgjigjen.

Komisionet e përzgjedhjes së teksteve

Sipas “Paketën Informuese Altertekst 2010-2011”, komisionet e miratimit të teksteve duhet të kishin në përbërjen e tyre një prind, gjë që është zbatuar vetëm në 20 % të rasteve.

Vetëm 2.6% e prindërve të pyetur rezultojnë të jenë në dijeni të prindërve, të cilët kanë qenë anëtarë të komisioneve të përzgjedhjes së teksteve.

Një përqindje mjaft e vogël, vetëm 8.5% e prindërve anëtarë të komisioneve pohojnë se mendimi i tyre lidhur me tekstet është marrë në konsideratë nga anëtarët e tjerë të komisionit.

Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore ngarkohen me trajnimin e mësuesve rreth procesit dhe procedurave të përzgjedhjes së teksteve, gjë që ka ndodhur vetëm në 49 % të rasteve.

Në vijim 94 % e mësuesve të intervistuar shprehen se kanë qenë të kënaqur me përbërjen e komisionit.

Të pyetur rreth peshës së mendimit të tyre kundrejt përzgjedhjes së tekstit, 88 % e mësuesve të intervistuar shprehen se produkti i komisionit në të cilin ata kanë qenë anëtar, pasqyroi zgjedhjen e tyre.

Të pyetur lidhur me punën e komisioneve të përzgjedhjes së teksteve, 35,3% e administratorëve të shtëpive botuese mendojnë se vendimmarrja ka qenë e keqe ndërsa 35,3% e tyre mendojnë se vendimmarrja ka qenë e mirë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›