Miratohen ndryshimet në Kod
Tiranë -Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ka miratuar para pak minutash amendamentin e Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me dekretimin e datës së zgjedhjeve. Pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni, socialisti Fatmir Xhafaj deklaroi se ishte miratuar një dispozitë transitore. Xhafaj theksoi se nuk ishin marrë parasysh amendamentet e propozuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për kodin e ri.
Deputeti socialist Xhafaj i ka motivuar hedhjen poshtë të pretendimeve të LSI-së dhe PDK-së, si amendamente jo objektive. Dispozita e re e miratuar ka të bëjë me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit të Republikës.