E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen ndryshimet ne ligjin per akademiket

Komisioni Parlamentar i Arsimit ka miratuar diten e djeshme ndryshimet ne ligjin per Akademine e Shkencave, qe propozoi kryeministri nje dite me pare. Keshtu, do te kete akademike te perhershem, por pa percaktuar kritere. Ndonese kryeministri Berisha u terhoq nga disa pika te reformes, perseri kundershite nga bota akademike dhe opozita nuk kane munguar. Gjate mbledhjes se djeshme te komisionit parlamentar, opozita ka bojkotuar mbledhjen. Keto ndryshime, qe u shqyrtuan me procedure te pershpejtuar, u kundershtuan edhe nga perfaqesuesit e Akademise se Shkencave, qe ishin te pranishem ne mbledhjen e djeshme te komisionit. Nenkryetari i ketij institucioni, Luan Omari, u shpreh kunder ketyre ndryshimeve ligjore. “Ndryshimet e paraqitura e thellojne diskriminimin ndaj akademikeve dhe nuk i zgjidhin problemet e tyre”, - tha akademiku i njohur Luan Omari, i cili nuk perkrahu kete reforme. Deputetet e opozites, nga ana e tyre, nuk pranuan te jene pjese e debatit te sotem, duke kerkuar kohe per t'u njohur me amendamentet ne fjale. Nga ana tjeter, maxhoranca ne komision refuzoi shtyrjen e diskutimit, duke pohuar se ato jane parashikuar te shqyrtohen me procedure te pershpejtuar. Debatet e nxehta mes te dyja paleve beri qe opozita te mos merrte pjese ne shqyrtimin e projektligjit duke braktisur komisionin. Deputetet e majte nuk moren pjese ne votimin e amendamenteve, qe u miratuan vetem nga deputetet e djathte. Ndryshimet ligjore te propozuara nga qeveria parashikojne rishikim te disa neneve te ketij ligji. Keshtu, ndryshohet neni i cili lidhet me perberjen e anetareve te Akademise se Shkencave, neni qe percakton moshen e anetareve te perhershem. Projektligji percakton se do te zgjidhen akademike ata qe kane mbushur moshen 75 vjeç dhe kane nje kontribut te shquar brenda e jashte vendit. Projektligji parashikon ndryshime edhe per perfundimin e anetaresise ne Akademi, menyren e shperblimit te akademikeve, organizimin e kryesise se perkohshme te ketij institucioni, Komitetin e Reformimit te Akademise dhe shume pika te tjera. Ndryshimet per Akademine e Shkencave pritet te miratohen ne Kuvend ne seancen plenare te 26 dhjetorit.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›