E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita: “Pergjimi i deputeteve, skandaloz dhe antikushtetues”

Deputeti socialist, Arben Isaraj, deklaron se “viktima te pergjimeve do te kene mbetur deputetet e partive te vogla aleate te PD-se”. Stefan Çipa akuzon Topallin per pengese te punimeve te Komisionit Hetimor Parlamentar per Pergjimet
Shaban Sulçe
Deputete te opozites e kane konsideruar skandaloz dhe teresisht antikushtetues, faktin trondites qe ka dale gjate punimeve te Komisionit Hetimor Parlamentar, ne te cilin rezultoi se nje numer jo i vogel deputetesh te parlamentit jane pergjuar nga strukturat e specializuara shteterore. Lajmi i botuar dy dite me pare ne gazeten “Albania” eshte komentuar nga deputeti socialist Arben Isaraj. I kontaktuar nga gazeta, Isaraj tha: “Pergjimi i deputeteve qofte edhe ne menyre indirekte, eshte nje shkelje e rende dhe teresisht antikushtetuese, pasi ligji e percakton qarte se deputetet nuk mund te pergjohen. Nje gje e tille mund te realizohet vetem ne rastet kur atyre u eshte hequr imuniteti dhe gjithashtu me autorizimin e Kryetaress se Parlamentit”. I pyetur se cili mund te kete qene qellimi i ketyre pergjimeve dhe se cila pjese e deputeteve eshte pergjuar, Isaraj tha se pergjimet jane realizuar per te nenshtruar deputetet e partive aleate te PD-se, per t’i nenshtruar politikisht, pas qendrimeve kundershtuese te tyre ndaj vendimeve te maxhorances. “Mendoj se viktima te ketyre pergjimeve do te kene mbetur deputetet e partive te vogla aleate te partise kryesore te maxhorance PD-se, te cilet ne periudha te vazhdueshme kane patur qendrim kritik dhe kundershtues ndaj vendimeve te maxhorances. Dhe pergjimi i bisedave te tyre mund te jete perdorur per nenshtrimin e tyre politik”, - tha Isaraj.
Çipa akuza Topallit
Deputeti socialist, Stefan Çipa, i cili eshte edhe nenkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar per Pergjimet, ka perseritur akuzat per pengese te mbarevajtjes se punimeve te ketij komisioni ndaj kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli. Dy jave me pare, te njejten pakenaqesi ndaj kryeparlamentares, e shprehu edhe kryetari i ketij komisioni, Jak Ndokaj. Ne nje konference per shtyp, Çipa ka renditur te gjitha pasojat negative qe ka hasur komisioni, si rezultat i pengesave nga administrata kuvendore. “Sot, kur na ndajne vetem tri jave nga perfundimi i afatit te ketij komisioni, i cili perkon me daten 11 janar 2008, periudhe ne te cilen perfshihen edhe festat e Bajramit e Krishtlindjeve, ato te fundvitit, si dhe pushimet e punimeve te Kuvendit, konstatojme me keqardhje se neglizhenca e qellimshme apo e paqellimshme e administrates se Kuvendit, ka sjelle pasoja teper negative, duke e paralizuar plotesisht aktivitetin e Komisionit, gje qe rrezikon te deshtoje realizimi i objektit te punes se tij. Konkretisht si rezultat i rrethanave te mesiperme, pergjigjet e institucioneve perkatese kane ardhur vetem para disa ditesh, ndersa ekspertet nuk jane pajisur ende me certifikatat e sigurise, kurse komisioni nuk ka asnje njoftim per ecurine e ketyre praktikave”. Deputeti socialist tha se si rezultat i ketyre pengesave, komisioni nuk ka asnje mundesi reale per te perfunduar ne afat plani i hetimit. Ai kerkoi nga kryetarja e Parlamentit qe te permbushe detyrimin kushtetues. “Vendimi i Kuvendit, ne piken e 5 te tij, ngarkon me pergjegjesi kryetaren e Kuvendit dhe sekretarin e Pergjithshem per krijimin e kushteve te nevojshme logjistike per veprimtarine normale te Komisionit. Vonesat e mesiperme dhe situata e krijuar deshmon se kjo pergjegjesi nuk eshte e permbushur ne kohen dhe cilesine e duhur. I drejtohem Kuvendi, ta vleresoje me seriozitet kete situate, si dhe kryetares se Kuvendit dhe administrates se tij, te jene korrekte dhe te permbushin pergjegjesite e tyre ligjore perpara komisionit”, - tha Çipa. Se fundi, deputeti socialist beri te ditur kerkesen per shtyrjen e afateve te punimeve te Komisionit Hetimor Parlamentar per Pergjimet. “Gjithashtu kerkoj qe Kuvendi ta shtyje edhe per tre muaj afatin e ketij komisioni, ndersa kryetarja dhe administrata e saj ne te ardhmen te mos sjellin me te tilla pengesa. Eshte e vertete se ngritjen e ketij komisioni e ka kerkuar maxhoranca, por pjesemarrjen e deputeteve te opozites askush nuk duhet ta konsideroje si nje garniture pa vlere, por si nje obligim real dhe ligjor ne nje problem kaq te rendesishem qe lidhet me sigurine kombetare”, - tha nenkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar per Pergjimet, Stefan Çipa.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›