E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen ndryshimet në ligjin për avokatinë

 Ndryshimet kryesore në këtë ligj, i hartuar në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë dhe EURALIUS-n, lidhen me komitetin e disiplinës, i cili mund të ndërmarrë masa ndëshkimore, deri në heqje licence ndaj avokatëve që bëhen shkak për zvarritjen e proceseve gjyqësore.

Gjithashtu, ligji i ri përcakton që licenca e avokatit nuk do të mund të merret menjëherë pas përfundimit të fakultetit juridik, pasi ata që e aspirojnë këtë do t'iu duhet të përfundojnë dhe një shkollë, që do të çertifikohet nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. /Start/

                                                                                             2012-09-20 16:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›