Kryebashkiaku i Kukësit godet me karrige paditësin

Ngjarja vjen pas asaj të ndodhur në Gjykatën e Elbasanit, çka tregon mungesën e sigurisë në ambientet ku zhvillohen gjyqe.
Ngjarja e sotme ndodhi në zyrën e gjykatëse Rezarta Balliu në Tiranë, ku kryebashkiaku Halilaj, ka goditur shtetasin Muhamet Dalaci, i cili kishte paditur në gjykatë Bashkinë e Kukësit, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave për mbrojtje intelektuale.
Debati midis palëve ka degjeneruar në sulme të dhunshme nga ana e kryebashkiakut. I lënduari ka përfunduar në spital, ndërsa ka bërë edhe një denoncim në komisariat. Seanca u ndërpre për një radhë tjetër. /Start/
2012-09-20 16:17