Shijak, varet me litar 28-vjeçari
Një i ri nga Shijaku i jep fund jetës me litar. Trupi i pajetë i Taulant Ballutit u gjet mëngjesin e djeshëm poshtë urës së lumit Erzen. Familjarët kanë mbetur të habitur nga ky vendim i papritur i tij dhe aspak i paralajmëruar, të paktën me sjelljen a gjendjen psikologjike që manifestonte kohët e fundit viktima. Burimet policore konfirmuan se 28-vjeçari Balluti nga Katër Rrugët e Shijakut ishte i martuar, po nuk kishte fëmijë dhe se punonte në një servis automjetesh. Kufoma është diktuar nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë për praninë e saj. Ndërkohë, po hetohet për shkaqet që e kanë çuar të riun në vetëflijim, por nuk është përjashtuar as pista e hetimit të ndonjë vrasjeje të maskuar si vetëvarje.