E Diel, 1 Nëntor 2026

Nipi i Aldo Bares mbetet në burg, Xhili: Kam kryer dënimin në Itali

TIRANE- Gjykata e Tiranës dha sot masen e arrestit me burg për 33 vjecarin Alxhi Nallbani i arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës.
Sipas policisë së Tiranës i shumëkërkuari nga drejtësia italiane është nipi i Aldo Bares, i njohur si kreu i bandës së Lushnjes.
Vetë Nallbani ka qenë i pranishëm në seancë dhe ka deklaruar se nuk kuptonte pse ishte arrestuar. Ai deklaroi para trupit gjykues se i kishte bërë vitet e burgut në Itali për trafik droge duke i mbyllur, sipas tij, hesapet me drejtësinë italiane. I shumëkerkuari i njohur ndryshe dhe me pseudonimin Xhili tha gjithashtu se kishte kohë që bënte në Tiranë një jetë të qetë me familjen e tij.
33 vjecari ishte dënuar nga drejtësia italiane me 14 vjet burg, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur dy ditë më parë në katin e tretë të një pallati në zonën e ish Bllokut në kryeqytet.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›