Tiranë, gjykata lë në burg Alxhi Nallbanin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg anëtarin e Bandës së Lushnjes Alxhi Nallbani i cili u arrestua nga policia dy ditë më parë në kryeqytet. Alxhi Nallbani i njohur ndryshe me pseudonimin Xhili ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Tiranës.
I shumëkërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Itali anëtari i bandës së Aldo Bares fshihej në Shqipëri me saktë në zonën e ish-Bllokut.
Pasi ra në gjurmët e tij falë edhe ndihmës së përgjimeve dhe autoriteteve italiane policia e Tiranës vuri në pranga dy ditë më parë Alxhi Nalbanin i cili është dënuar në Itali për veprën penale të trafikut të drogës me 14 vite burg.