E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen emigrantët, radhë në doganën e Kakavijës

Emigrantët shqiptarët të cilët punojnë në shtetin grek dhe po kthehen në vendlindje për festat e fundvitit janë ndeshur me radhë të shumta në pikën doganore të Kakavijës.

Në anën greke të pikës kufitare të Kakavijës raportohet deri në 6 km radha e automjeteve që presin të hyjnë në tokën shqiptare. Sipas informacioneve problemi u krijua pasi aty punohej vetëm me një sportel gjatë orëve të natës. Mësohet se në pikën kufitare shqiptare të Kakavijës po punohet  me 6 sportele.

Ndërsa e kundërta raportohet për doganën e Kapshticës në të cilën nuk ka radhë të gjata. Sipas informacioneve të fundit po punohet normalisht si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo greke ndërkohë që pritet që mijëra emigrantë të kalojnë kufirin në ditën e sotme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›