E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet Buxheti 2011

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 12:25

(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2011.

Pas votimit për 27 amandamentet veç e veç, ligji është miratuar në tërësi me 66 vota për,
25 ishin kundër, ndërsa 12 deputetë kanë abstenuar.

Ligji kaloi megjithë vërejtjet e opozitës, sidomos në amendamentin 4, në të cilin, sipas opozitës, përfshihet edhe privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Përkundër insistimit të opozitës qe kjo pikë të hiqet, ajo kaloi me shumicë votash.

Në projektbuxhetin e vitit 2011, po ashtu parashihen edhe vendimet e qeverisë për ngritjen e pagave për policët, punonjësit e arsimit, punëtorët e administratës dhe disa kategorive të tjera.

Dilema pas miratimi mbetet nënshkrimi i këtij dokumenti, pasi Kosova aktualisht, nuk ka president pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi po shqyrton projekt-buxhetin

Kuvendi i Kosovës ka nisur shqyrtimin, për herë të dytë, të projekt-buxhetit të Kosovës, në të cilin përfshihet edhe privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Opozita ka njoftuar se nuk do ta votojë projekt-buxhetin dhe njëra nga arsyet e mosvotimit është përfshirja e Postës dhe Telekomit të Kosovës në privatizim. Ata kanë kërkuar heqjen e nenit 4, ku përfshihet privatizimi i PTK-së.

Në kundërshtim të privatizimit të PTK-së, sindikalistët e kësaj ndërmarrje kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur mbahet seanca e Kuvendit.

Por BSPK, gjatë një konference të mbajtur më 29 mars, ka kërkuar nga deputetëve që ta votojnë projekt-buxhetin e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›