E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eskalon protesta e punëtorëve të PTK-së

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 12:33

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të PTK-së, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2011 nga Kuvendi i Kosovës, ku përfshihet edhe privatizimi i PTK-së, kanë thyer derën e Kuvendit të Kosovës dhe janë duke tentuar që të hynë brenda oborrit të Kuvendit, raporton KosovaPress.

Policia i ka ndaluar, duke përdorur edhe sprejin lotsjellës, ndërsa disa persona janë arrestuar. IndeksOnline raporton se një gazetare është dërguar në spital, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.

Protestuesve u janë bashkuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ndodheshin në seancë.

Në protestë merrnin pjesë një numër i madh i punëtorëve të PTK-së, të cilët kanë thirrur “hajna - hajna”.

Sindikalistët e PTK-së po kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjes së tyre, pasi shfaqin frikën se një numër i tyre do të mbesin pa punë pas privatizimit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›