E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet akti për lirimin e banesave të ish-pronarëve

Akti normativ “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm”ka njerrë në pah abuzimet që bëhen me banesat sociale. Vetë ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi pranoi se një fakt i tillë ekziston. Ndërkohë Nënkryetarja e komisionit Mimi Kodheli u shpreh se përfitues janë njerëz të lidhur me pushtetin.
 

Miratimi i aktit normativ për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm u realizua vetëm me votat e mazhorancës. Ministri Transporteve Sokol Olldashi deklaroi se janë 3200 banesa që do të lirohen deri në datën 1 nëntor.  Ndërkohë që opozita e kundërshtoi aktin me arsyetimin se afati nuk është i mjaftueshëm dhe duhet një rishikim i skemës.
 

Qeveria ka bërë të ditur se qytetarët që janë strehuar në banesa të shpronësuara do të kenë të drejtën e përfitimit të kredisë me zero interes dhe Këshilli i Ministrave do të marrë përsipër pagesën e interesave bankare.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›