E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet buxheti në bashkinë e Durrësit

DURRëS- është miratuar mbrëmjen e sotme buxheti i Bashkisë së Durrësit për vitin 2010. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që zgjati rreth dy ditë votuan pro miratimit të buxhetit rreth 30 anëtarë, nga 44 që ishin gjithsej.

Ky buxhet parashikon disa ndryshime në fondet për arsimin parauniversitar, si dhe rritjen me 15 përqind të taksës së pastrimit dhe pasurisë.

Një ndryshim tjetër i miratuar në buxhetin e Bashkisë së Durrësit është edhe rritja me 3 përqind e taksës së biznesit të vogël.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›