“Pojan” shkatërrohet banda kriminale, 3 në pranga
KORCE- Goditet një grup kriminal në Korcë, ndërsa në pranga kanë rënë tre të rinj autorë të vrasjes së pronarit të një dyqani në Pojan dhe grabitjes e plagosjes së takstistit në qafën e Zvezës.
Të arrestuarit janë Blerim Berberi 25 vjec, Nerton Fela 24 vjec dhe 18-vjecari me iniciale M.R.
Sipas policisë tre të rinjtë janë autorë të vrasjes 70-vjecarit Nexhat Gega, ngjarje e ndodhur më 25 mars si dhe grabitjes me armë të taksistit në qafën e Zvezës më 19 mars të këtij viti.
Operacioni i koduar ‘Pojan’ është finalizuar pas hetimeve disamujore dhe gjurmëve të gjetura në vendngjarje.
Në bazë të hetimeve rezulton që grupi i përbërë nga tre të rinjtë janë autorë dhe të disa veprave të tjera penale, si grabitje me armë në një shkollë 9-vjecare, në një gurore në fshatin Zvez, të një servisi dhe një banese në Pojan.
Ndërkohë, sipas policisë ky grup kishte nisur aktivitetin kriminal kohë më parë, pasi tre të rinjtë rezultojnë autorë dhe të disa grabitjeve me armë në qafën e Zvezës përgjatë viteve 2004-2005.
(e.n/News24/BalkanWeb)